Mediat serbe vazhdojnë të këmbëngulin se, pas deklaratave të Ramës dhe Thaçit për bashkim kombëtar, qëndron Erdogan.
Fillimisht u aludua se Kosova dhe Shqipëria po përgatiteshin për luftë, për të realizuar idenë e Shqipërisë së Madhe, kjo falë ndihmës së Erdogan.
Gazeta serbe “Informer” shkruan në ballinën e saj: “Erdogan po përgatit Thaçin e Ramën për luftë, për ta bërë Shqipërinë e Madhe”.
Në atë pak tekst të gazetës së prezantuar shkruhet se agjentët turq në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë me shqiptarët, po përgatisin luftë në Ballkan, pasi po blejnë armë dhe raketa antitank. Plani thuhet të jetë ndërhyrja në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, e të merret edhe Kumanova dhe Shkupi.