Thomas Strakosha ishte protagonisti i fitores së “Superkupës së Italisë” me rezultatin 3-2. Një ndeshje e “çmendur” ku 22-vjeçari me ndërhyrjet deçizive i dhuroi trofeun kryeqytetasve.
Mediat italiane folën me superlativa për portierin e kombëtares shqiptare që sipas tyre pati meritë të madhe në këtë sukses të skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi. Strakosha u vlerësua me notën 7.
Pritja ndaj Kuadrados 3 minuta pasi filloi loja ishte fenomenale. I vetmi gabim ishte ai që nuk kërkoi të vendoste një lojtar më shumë në barrierë, në goditjen e dënimit të Dibalës, e cila përfundoi në rrjetë. Megjithatë Strakosha cilësohet heroi i fitores.