Avioni i cili u rrëzua në grykëderdhja e Ishmit në një pistë të improvizuar, nuk mund të fluturojë më. Bëhet fjalë për avionin tip “Piper A 32” që drejtohej nga italiani Guido Guidi. Avioni për të cilin se kryhej trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, në rrugë ajrore.
Gazeta italiane ‘La Stampa’ i ka kushtuar sot një artikull historisë me protagonist pilotin italian. Ndonëse qëndroi për 7 muaj i bllokuar në vendin ku ra në Durrës, avioni që ka qenë në qendër të vëmendjes për historinë e tij si ‘spiun’, është kthyer në një hekurishte.
“Për fat të keq jo vetëm bishti është i dëmtuar, por edhe krahët janë thyer. Madje edhe pjesët e tjera të avionit, pasi mbeti gjatë dimrit jashtë dhe nuk mund t’i zëvendësohen”, tha Giovanni Monticelli, president i kompanisë “Aeroclub Savona”.
Një humbje e madhe për “Aeroclub Savona”, pasi mjeti i fluturimit ishte dhurua nga Sergio Borea. “Sigurisht, avioni nuk mund të fluturojë më”, tha Monticelli. Pasi piloti Guido Guidi u rrëzua me avionin në mesin e shtatorit të 2016-ës, ndërsa mjeti qëndroi i bllokuar në atë vend ku ra. Me ndërhyrjen e strukturave, që nga ambasada italiane, duke përfshirë edhe avokatin Andrea Saçone, u arrit që avionit t’i hiqej sekuestrimi. Por nga Shqipëria zyrtare nuk mbërriti asnjëherë një përgjigje zyrtare. “Pala jonë bëri diçka, pasi përmes rrugës ligjore paraqitëm një denoncim për ‘shkelje’”.
Pas ngjarjes në Shqipëri, kompania “Aeroclub Savona” ka ‘ndëshkuar’ pilotin Guido Giudi, duke e përjashtuar nga klubi, pasi ky i fundit nuk kishte informuar mbi detajet e fluturimit të tij jashtë kufijve kombëtar. Pavarësisht kësaj, 69-vjeçari Guidi nuk ishte pilot fillestar. Ai disponon dy patenta për mjete fluturuese, një italiane dhe një tjetër amerikane.
Guidi ka qenë kreu i një kompanie që me ‘flotën’ e tij shoqëronte sipërmarrës të fuqishëm. Por, në shtator 2016, në atë fluturim përtej kufijve ndërkombëtarë, me ‘Piper-in’ e tij u rrëzua në një pyll në periferi të Durrësit, në një zonë nga ku dyshohet se niseshin avionë me drogë drejt Italisë, shkruan BË.
Kujtojmë se mjeti fluturues iu kthye kompanisë pronare “Aeroclub Savona” më 9 mars të këtij viti, pasi nuk shërbente më si provë në hetimin e nisur pas dyshimeve se në pistën e Ishmit kryhej trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, në rrugë ajrore. Vetëm pak javë para se të transportohej avioni drejt Italisë, u largua nga Shqipëria edhe piloti Guidi, ndaj të cilit Gjykata caktoi masën e sigurisë “garanci pasurore” në shumën e 10 mijë eurove, me kushtin që ai të paraqitet në prokurori, sa herë është e nevojshme për rrethanat e çështjes.