Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Media në Shqipëri/ “Reporterët pa kufij”: Kërcënim i krimit dhe politikës

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Media në Shqipëri/ “Reporterët pa kufij”: Kërcënim i krimit dhe politikës

Në raportin më të fundit për lirinë e medias në botë, “Reporterë pa kufij” e ka ngjitur Shqipërinë me një vend më lart krahasuar me një vit më parë, nga i 76-i në të 75-tin. Por kjo, sidoqoftë nuk është aspak inkurajuese, pasi kritikat nuk mungojnë.

Në raport përmenden edhe rastet e 3 gazetarëve shqiptarë, që kërcënohen sipas “Reporterët pa kufij” nga krimi dhe politika; Klodiana Lala, Alida Tota dhe Basir Çollaku.

Klodiana Lala

“Shtëpia e reporteres së kronikës, Klodiana Lala u vu në shënjestër në orët e para të 30 gushtit 2018. Individë të paidentifikuar qëlluan drejt shtëpisë së saj me armë automatike, pa shkaktuar lëndime”, thuhet në raport, duke nënvizuar më pas se dy javë para sulmit Lala kishte lidhur një deputet të Partisë Socialiste me organizatën e drejtuar nga Emiljano Shullazi, një nga kriminelët më të mëdhenj në vend.

Alida Tota

“E lënduar, e përndjekur dhe e kërcënuar, por Alida Tota vazhdon punën”, shkruan “Reporterët pa kufij” më tej, duke sjellë historinë që dëmtoi karrierën e saj, atë të vdekjes së një 17-vjecari në një fushë të grumbullimit të plehrave. Ajo u pushua nga puna një ditë pasi i telefonoi Bashkisë për të marrë versionin e saj, më pas u kërcënua me SMS dhe u largua drejt Suedisë, por nuk qëndroi gjatë atje. U kthye në Shqipëri për të vijuar punën e saj.

Basir Çollaku

Duke kaluar te gazetari tjetër shqiptar, Basir Çollaku, “Reporterët pa kufij” thonë se ai po shqyrton opsionin e azilit, pasi zemëroi ministrin e Brendshëm me një intervistë ekskluzive me Dritan Zaganin, që u kërcënua dhe arrestua pasi denoncoi një rast korrupsioni policor. Ajo që erdhi më pas preku familjen dhe punën e tij, aq sa tani po mendon largimin nga vendi.

“Reporterët pa kufij” flet për shumë probleme në median shqiptare. Sipas saj, standardet rregullatore janë të manipuluara në interes të qeverisë dhe pronësia e mediave vizive është e përqëndruar në duart e biznesmenëve të mëdhenj. Kjo ka krijuar një situatë, në të cilën vetëcensura është e përhapur dhe rreth 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen e tyre profesionale.

Ata që vazhdojnë të punojnë si gazetarë, – thuhet në raport, – janë të ekspozuar ndaj një klime fyerjesh, që vijnë edhe nga vet kryeministri që i ka quajtur gazetarët “kazan”, “helmues” dhe “armiq publik”. Sipas raportit, mbi 30 gazetarë në të gjithë botën janë vrarë nga organizata kriminale që prej fillimit të vitit 2017./Top Channel/

TË LIDHURA

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

14:52 | 22/09/2025
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Next Post
“Kurrë mos thuaj kurrë”, Perisic trondit tifozët e Interit

“Kurrë mos thuaj kurrë”, Perisic trondit tifozët e Interit

Traian Caldarar, historia e pabesueshme e 7-vjeçarit që jetoi 4 vite në pyll me kafshët e egra

Traian Caldarar, historia e pabesueshme e 7-vjeçarit që jetoi 4 vite në pyll me kafshët e egra

Tensione në rritje, autoritetet ndalojnë hyrjen e 100 rusëve në Ukrainë

Tensione në rritje, autoritetet ndalojnë hyrjen e 100 rusëve në Ukrainë

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com