Traian Caldarar u gjet në vitin 2002, pas 4 vite kërkimesh, ku u mendua me siguri se kishte vdekur. Djaloshi 7-vjeçar nga Rumania ishte vetëm 3 vjeç, kur humbi kontaktet me familjen. E ëma ishte viktimë e dhunës në familje, dhe e divorcuar nga bashkëshorti. Traian u largua nga shtëpia pak ditë më pas. Ai jetoi për 4 vjet në një pyll në Brasov, dhe u gjet rastësisht nga një bari i zonës.
Peshonte mesatarisht sa një 3-vjeçar, për shkak të mungesës së ushqimit të duhur. Caldahar ishte strehuar në një kuti kartoni. Ai vuante nga deformimi i gjymtyrëve, qarkullimi i dobët i gjakut, dhe kishte shumë plagë të infektuara në trup. Ata që zbuluan Traian, besonin se ishin qentë endacakë ata që e kishin ndihmuan të mbetej gjallë.
Në vendin ku u gjet 7-vjeçari u zbulua edhe trupi i një qeni të ngordhur. Ndaj u supozua se Traian ishte detyruar të konsumonte mishin e tij për shkak të urisë. Djali pati shumë probleme me ambientimin në një mjedis normal ku jetojnë njerëz, dhe u deshën disa muaj ai të fliste normalisht.