Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Më vjen të vjell nga një down si ti”, paditet Murrizi për gjuhën e përdorur

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Më vjen të vjell nga një down si ti”, paditet Murrizi për gjuhën e përdorur

Fondacioni “Down Syndrome Albania” ka reaguar pas gjuhës së përdorur nga deputeti Myslym Murrizi, i cili në një koment në Facebook, i drejtohet një personi si ‘down’

“Brahim Myftaraj pse ashtu e kupton ti si intelektual??? O pika që nuk ju bie. Pse kjo ndrikulla është problemi apo Rama, Damiani, Beqaj, Kajmaku, Valdrini??? Ik qërohu se më vjen të vjell kur shoh që një daun komenton në fb tim”, shkruan Murrizi.

Përmes një deklarate për mediat të postuar në Facebook, ky fondacion shprehet se e dënon ashpër këtë gjuhë, pasi sipas tyre nxit diskriminimin, urrejtjen, promovon stereotipat dhe prek dinjitetin e familjarëve të tyre.

Fondacioni deklaron se për këtë akt, janë nisur procedurat për ta ndjekur si çështje duke iu drejtuar institucioneve përkatëse, që kanë kompetencat që ndaj deputetit të merren masat disiplinore, apo çdo lloj mase tjetër.

Postimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Fondacioni “Down Syndrome Albania“, prej pesë vitesh zhvillon aktivitetin e saj me qëllim përmirësimin e realizimit të të drejtave, nevojave dhe potencialit të personave me sindromën Down dhe personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për zhdukjen e stereotipeve dhe shembjen e miteve për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

Ky fondacion, si përfaqësues i komunitetit të personave me sindromën Down dhe i prindërve të tyre, e shikon si detyrë dhe përgjegjësi të saj të reagojë mbi gjuhën diskriminuese të përdorur nga Z. Myslim Murrizi, në profilin e tij në facebook. (teksti si më poshtë)

“Brahim Myftaraj pse ashtu e kupton ti si intelektual??? O pika qe nuk ju bie. Pse kjo ndrikulla eshte problemi apo rama, damiani, beqa, kajmaku valdrini??? Ik qerohu se me vjen te vjelle kur shoh qe nje daun komenton ne fb tim”-shkruan Murrizi.

Ne gjykojmë që gjuha e përdorur nga deputeti është një praktikë e dëmshme kundrejt komunitetit të personave me aftësi të kufizuara dhe specifikisht personat me sindromën Doën dhe familjarëve të tyre pasi nxit diskriminim, urretjen, promovon stereotipet dhe prek dinjitetin e tyre dhe të familjarëve të tyre.
Për sa më lart ne si organizatë kemi nisur proçedurat për ta ndjekur këtë çështje, duke iu drejtuar institucioneve përkatëse që kanë kompetencat që ndaj deputetit të merren masat disiplinore apo çdo lloj mase tjetër.

Në dhjetor të vitit 2018 fondacioni ynë pati një praktikë të njëjtë kur deputeti Alket Hyseni iu drejtua me fjalët “plak autik” një deputeti tjetër. Përveç se me reagim publik ne ju drejtuam dhe me kërkesë zyrtare dhe institucioneve si: Kuvendi, Partia Socialiste, Kryeministria, Presidenca, organizatave ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri si dhe duke u ankimuar në formë zyrtare pranë Komisionerit për Mbrotjen nga Diskrimini.

Këtyre kërkesave iu përgjigj vetëm Komisioneri ku pas disa seancave vendosi që të mos pranonte ankesën e Fondacionit mbi arsyetimin që “…Z.Hyseni ka reaguar në mënyrë të shpejtë duke kërkuar ndjesë publike dhe duke bërë modifikimin e statusit të publikuar në faqen e tij”.

Ne nuk patëm asnjë reagim apo përgjigje nga asnje institucion tjetër por pavarësisht kësaj ne do vazhdojmë të ndjekim rrugët ligjore edhe për Z. Murrizi për të treguar qartë që ne dënojme çdo gjuhë që sjell urretje apo prek dhe dëmton dinjitetin dhe moralin e personave me sindromën Down dhe familjarëve të tyre.

Do ju njoftojmë nëse këtë herë do të kemi përgjigje zyrtare ndaj shkresave tona si dhe për çdo proçedim që do të marrim për këtë rast.

Me respekt,
Mirela Juka

Këshilltare ligjore
Fondacioni Down Syndrome Albania

Tags: "Down"fondacioni down syndrome albaniamyslym murrizi

TË LIDHURA

Berisha: Mazhoranca ka rënë, kot votoni dhe kot sillni ligje e buxhete
Politikë

Berisha: Mazhoranca ka rënë, kot votoni dhe kot sillni ligje e buxhete

14:08 | 11/12/2025
Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj në KLP: Veprimtaria ime do të fokusohet…
Aktualitet

Gjokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

13:35 | 11/12/2025
“Pusho!”, Balla shpërthen kundër Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi ..
Politikë

“Pusho!”, Balla shpërthen kundër Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi ..

13:30 | 11/12/2025
Next Post
Atentati ndaj ish-policit/ Konflikti në 2016, flasin dy vëllezërit: I dhamë besën njëri-tjetrit në xhami

Atentati ndaj ish-policit/ Konflikti në 2016, flasin dy vëllezërit: I dhamë besën njëri-tjetrit në xhami

Falsifikonin bileta të transportit urban, policia arreston 8 persona  

Falsifikonin bileta të transportit urban, policia arreston 8 persona  

‘Terrorizoi’ turistët spanjollë, Gjykata e Apelit lë në burg Mihal Kokëdhimën

'Terrorizoi' turistët spanjollë, Gjykata e Apelit lë në burg Mihal Kokëdhimën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Berisha: Mazhoranca ka rënë, kot votoni dhe kot sillni ligje e buxhete
Politikë

Berisha: Mazhoranca ka rënë, kot votoni dhe kot sillni ligje e buxhete

by mirseda
14:08 | 11/12/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po shmang paraqitjen në parlament për shkak të...

Protestuesit i’a dalin, kryeministri bullgar jep dorëheqjen

Protestuesit i’a dalin, kryeministri bullgar jep dorëheqjen

14:05 | 11/12/2025
Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj në KLP: Veprimtaria ime do të fokusohet…

Gjokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

13:35 | 11/12/2025
“Pusho!”, Balla shpërthen kundër Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi ..

“Pusho!”, Balla shpërthen kundër Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi ..

13:30 | 11/12/2025
Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj në KLP: Veprimtaria ime do të fokusohet…

Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj në KLP: Veprimtaria ime do të fokusohet…

13:14 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com