Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Lufta me të ‘paprekshmit’/ Rama: Gati forca e re policore. A do krijohet xhandarmëria?!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lufta me të ‘paprekshmit’/ Rama: Gati forca e re policore. A do krijohet xhandarmëria?!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Parlament do të dërgohet një draft për krijimin e një force speciale policore. Kjo forcë do të ketë në fokus vetëm personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent kriminalë. Sipas Ramës, kjo do të bëhet për të shkatërruar krimin e organizuar.

“Kemi nevojë për një reagim intensiv të vazhdueshëm ndaj të fortëve. Me shpejtësi do të çojmë në Parlament projektin e ri për krijimin e një force tjetër reagimi parandalues. Një force të shpejtë reagimi parandalues, një force super-speciale. Ajo do të merret në mënyrë të dedikuar me të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet dhe që kanë precedentë penalë apo që kanë profile kriminale. Mbi të cilët duhet të ushtrohet përditë presioni parandalues i Policisë së Shtetit”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ndërkohë, Kryeministri shtroi për diskutim edhe faktin nëse në vendin tonë duhet të krijohet xhandarmëria. Një  forcë sikundër është në Francë, por për këtë duhet një debat i gjerë.

“Dhe nga ana tjetër, duhet të çojmë përpara dhe të finalizojmë diskutimin për xhandarmërinë. Duhet marrë një vendim përfundimtar pas shumë e shumë debatesh të bëra dhe në të shkuarën. Nëse po apo nëse jo. Dhe për të futur në një proces historik siç është ky i kalimit nga një epokë shumë problematike në raport me sigurinë dhe krimin, në një epokë kontrolli të plotë në fushën e sigurisë dhe zmbrapsje të plotë të krimit nëpër skutat e veta, edhe një numër të konsiderueshëm efektivesh nga policia ushtarake. Kjo është temë që meriton një debat shterues pa humbur kohë“, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri në aktivitetin e Policisë së Shtetit tek sheshi “Nënë Tereza”, ku u prezantuan 134 mjete të reja policore.

Tags: gatirama

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post
“Efektivët fshihen rrugëve”, Rama në hall me policinë: Më ra goja, s’po më binden!

"Efektivët fshihen rrugëve”, Rama në hall me policinë: Më ra goja, s’po më binden!

Pamje të rënda/Policia përplas me makinë trafikantët (video)

Pamje të rënda/Policia përplas me makinë trafikantët (video)

Mbërrin droni anti-korrupsion, si i “përgjon” gjyqtarët e korruptuar

Mbërrin droni anti-korrupsion, si i "përgjon" gjyqtarët e korruptuar







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com