Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Me përkufizim, sondazhet s’janë instrumente precize

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vetëm 2 milionë votues ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve

Nga: Eduard Zaloshnja

Këto javë priten të publikohen disa sondazhe rreth zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. Si zakonisht, pritet të bëhen shumë komente e citime të rezultateve të këtyre sondazheve.

Dhe si zakonisht, në komentet e citimet, me gjasa, do të harrohet një detaj shumë i rëndësishëm i sondazheve – marzhi i gabimit statistikor të tyre. Duke harruar kështu se, me përkufizim, sondazhet s’janë instrumente precize – çdo sondazh ka një marzh të gabimit statistikor.

Kur diskutohet në media apo nëpër kafene se, bazuar në filan sondazh, kandidati fistek ka sot X% të votave, rrallë përmendet që marzhi i gabimt statistikor të kësaj përqindjeje është plus/minus Y%. Dhe jo në pak raste, diferenca mes kandidatit fistek dhe konkurentit të tij mund të jetë brenda intervalit të gabimit statistikor – pra, nuk mund të thuhet me siguri se cili është realisht në epërsi ndaj tjetrit…

Por përse sondazhet kanë marzh gabimi statistikor?

Përgjigjia mund të gjehet tek Ligji i Numrave të Mëdhenj – nga më të rëndësishmit e teorisë së probabilitetit. Dikush mund të hedhë 100 monedha të njëjta e t’i bien 44% kokë, ose (në ekstremin tjetër) 56% kokë. Po ta përsërisë ky dikush këtë eksperiment me 1 mijë monedha, intervali i rënies kokë pothuaj me siguri do të jetë nga 47% deri në 53%; goxha më afër probabilitetit real 50%. Ndërsa po të hedhë 100 mijë monedha, intervali i rënies kokë do të jetë shumë, shumë më i ngushtë: 49.9% deri në 50.1%.

Me fjalë të tjera (duke u kthyer tek sondazhet), sa më shumë të anketuar të rastësishëm të përfshihen në kampionin statistikor të një sondazhi, aq më shumë i afrohemi përqindjes reale të përkrahjes ndaj një kandidati. Por kostoja e anketimit të 100 mijë qytetarëve të rastësishm është tejet e lartë. Prandaj sondazhistët mjaftohen me kampione relativisht të vogla, që zakonisht prodhojnë marzhe gabimi statistikore plus/minus 3%.

Dhe kur përqindjet e dy kandidatëve kanë një diferencë që përfshihet brenda intervalit të gabimit statistikor të sondazhit, thjesht mund të thuhet se ata janë statistikisht rrotë-më-rrotë. Sepse mund të qëllojë që në një garë dyshe, një sondazhisti t’i rezultojë kandidati filan me 47% (me marzh gabimi +/- 3%) dhe kandidati fistek me 53% (me marzh gabimi +/- 3%), ndërsa një sondazhisti tjetër (në të njëjtën kohë e me të njëjtën metodologji) mund t’i rezultojë bash e anasjellta. Në një rast të tillë, as njëri e as tjetri s’janë gabim.  Si në rastin e hedhjes së 1000 monedhave, dy kandidatët thjesht mund të jenë në një garë të barabartë 50% me 50%…

Po përse atëherë vlen të bëhen sondazhe parazgjedhore?

Në qoftë se në një garë dyshe, kandidati filan rezulton me 55% (me marzh gabimi +/- 3%) dhe kandidati fistek rezulton me 45% (me marzh gabimi +/- 3%), mund të thuhet me siguri statistikore se filani ka epërsi ndaj fistekut. Në rastin më të keq për filanin, ai ka përkrahje 52% (55% minus 3%), ndërsa konkurenti vetëm 48%.

Tags: Eduard Zaloshnjasondazhe

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Rekord infeksionesh të reja në vend, 11 persona humbin jetën

Tirana dhe Vlora, më të goditurat nga pandemia në 2021

BE e gatshme të diskutojë për kërkesën e Rusisë

BE e gatshme të diskutojë për kërkesën e Rusisë

Arka me peshk “mori në qafë” Rovena Vodën, dosja kalon për gjykim

Arka me peshk “mori në qafë” Rovena Vodën, dosja kalon për gjykim







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com