Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Më në fund opozita kupton se si (nuk) fitohet pushteti

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Më në fund opozita kupton se si (nuk) fitohet pushteti

Nga Alfred Peza/ Më në fund edhe opozita e sotme e Shqipërisë, e kuptoi se pushteti nuk fitohet në tavolinë. Teorikisht e ka ditur këtë, edhe para se të publikonte “Babalen” e pare. Madje edhe pasi tentontoi që të inskenonte “Babale” të tjera. E ka ditur këtë, edhe para se të zhvillonte një luftë opozitare virtuale përballë qeverisë; me konferenca shtypi, me debate televizive, me kaseta të motuara audio a video dhe me deklarata e akuza gjysmë, apo aspak të vërteta.

Opozita jonë e ka ditur se pushteti nuk fitohet në tavolinë, edhe përpara se Bujar Nishani të nguronte që ta dekretonte Fatmir Xhafën për ministër të Brendshëm. Ashtu siç e ka ditur edhe pasi ai e dha dorëheqjen për tu larguar me vullnetin e tij nga kjo detyrë. E ka ditur gjithashtu edhe përpara se Presidenti i Republikës Ilir Meta të mos e dekretonte fillimisht Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm. Siç e ka ditur, edhe pasi ai e firmosi dekretin për emërimin e tij.

Po pse atëherë opozita jonë ka gjashtë muaj (mitingu i fundit, 26 maj 2018) që është mbyllur brenda oborrit të SHUP dhe selisë së LSI, brenda zyrave të tyre, brenda sallave të konferencave, prapa banaqeve të debateve mediatike e prapa maskave virutale të luftës online në rrjetet sociale? Pse opozita jonë ka 200 ditë të këtij viti që nuk zhvillon asnjë miting nëpër rrugë e sheshet e fshatrave, qyteteve dhe kryeqytetit tonë?

Përse opozita jonë deri 48 orë më pare, nuk po takohej më me njerëzit për ti dhënë shpresën, opsionet dhe qëndrimet e saj për ato që ajo gjykon se qeveria po i bën keq? E si të mos mjaftonin të gjitha këto, kush mund ta thotë sot me siguri të plotë se përse opozita i ka ikur jo vetëm njerëzve, terrenit e popullit opozitar por edhe Parlamentit dhe Parlamentarizmit? Përse opozita jonë nuk mer pjesë më as në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe as në seancat plenare të Kuvendit? Përse opozita jonë braktis sallat e takimeve ku vendosen fatet e integrimit të Shqipërisë në BE por nuk bën të njëjtën gjë kur vjen puna për tu ulur nëpër drekat dhe darkat që shtrohen atje nëpër restorantet e Brukselit?

Përse opozita jonë që betohet se nuk do të rikthehet më kurrë në sallën e “Parlamentit të krimit” dhe mandateve të fituara me anë të “bandave”, shkon në fillim të çdo muaji për të tërhequr “cik më cik”, pagat e gjithë deputetëve të saj? A është rastësi se vetëm 24 orë pasi Presidenti firmosi dekretin për ministrin e ri të Brendshëm, pas kaq kohësh Monika Kryemadhi braktisi Tiranën për të nisur takimet me anëtarësinë e LSI në Shkodër e Delvinë? E po në të njëjtën kohë, Lulzim Basha hoqi kollaren e kryeqytetit, për të veshur golfin e dimirt përballë mbështetësve të tij në Berat?

Sigurisht që nuk është rastësi. Përkundrazi. Eshtë e qartë se jemi në klonin që ndan përfundimin e strategjisë ëndërrimtare për ta rrëzuar këtë qeveri me kaseta të montuara dhe dekrete të vonuara, e për ta fituar pushtetin në tavolinë. Përpara kemi fillimin e një kufiri të ri, të një projekti të ri strategjik për ta rrëzuar këtë qeveri nëpërmjet njerëzve në terren, me vote nesër në zgjedhje.

Lulzim Basha është më i vërtetë kur bën thirrje për tu çuar e për ta rrëzuar Edi Ramën me rininë e Beratit, sesa me kasetën e Babales. Monika Kryemadhi është më e besueshme kur deklaron nga Shkodra se opozita është e aftë që ta rrëzojë Edi Ramën e të ringjalli shpresën, sesa duke pritur me sytë nga Presidenca, nëse Ilir Meta do ta firmoste apo jo dekretin për Sandër Lleshin.

Le të shpresojmë se tani që opozita jonë e kuptoi edhe praktikisht, se nuk mund ta fitojë dot pushtetin në tavolinë, do ta vijojë aksionin e saj me njerëzit dhe për njerëzit, sy më sy me ta kudo nëpër Shqipëri. Urojmë që flaka e kësaj kashte të rrijë ndezur, të paktën deri më 19 janar, atëherë kur Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit i skadon afati 6 mujor për të mos iu djegur ligjërisht, mandatet e deputetit.

Nga 19 korriku i këtij viti, kur ata ishin për herë të fundit në seancën plenare të Parlamentit, ka edhe plot dy muaj kohë përpara. Nëse e mbajnë fjalën dhe nuk rikthehen më në atë sallë, atëherë do ta kuptojmë se këtë radhë, e kanë vërtetë seriozisht aksionin e ri opozitar. /Alpenews/

Tags: fitohetfundkuptonopozitapushteti

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Ja pse duhet themeluar një ushtri pan-evropiane

Ja pse duhet themeluar një ushtri pan-evropiane

Video/Gafa e vitit, dy herë me portë bosh dhe topi përfundon në mesfushë

Video/Gafa e vitit, dy herë me portë bosh dhe topi përfundon në mesfushë

Sky News: Bandat shqiptare shesin vajzat si prostituta në Britani

Sky News: Bandat shqiptare shesin vajzat si prostituta në Britani







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com