Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Me 25 prill, Shqipëria duhet ta abortojë ‘Rilindjen’

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
‘Godet’ Kim Mehmeti: Rilindasit do heqin plisin, tangat do i bëjnë veshje kombëtare

Nga Kim Mehmeti

Popujt kanë të drejtë të gabojnë, por ata megjithatë, nuk maten nëpërmjet gabimeve që bëjnë por nëpërmjet asaj sa dinë t’i korrigjojnë gabimet e bëra. Andaj edhe votuesit e sotëm shqiptarë, nuk do vlerësohen nëpërmjet asaj sa kanë gabuar në votimet e shkuara, por sa më 25 prill do t’i korrigjojnë gabimet nga e kaluara.

Për dallim nga popujt, personalitet që përfaqësojnë popullin, nuk kanë të drejtë të gabojnë dhe ata duhet të përballen me fjalën publike që e thonë. Dhe nëse populli mund edhe të mbulohet me gabimet e individëve që atë e përfaqësojnë, personalitetet publike nuk i mbulon “çarçafi” i endur nga gabimet e popullit.

Sidoqoftë duhet thënë qart e shqip: me 25 prill Shqipëria do duhet ta abortojë “Rilindjen” e Piktorit dhe të çlirohet nga kjo ‘shtatzëni’ e gabuar politike, e cila ia helmon dhe ia kalb trupin. Dhe me këtë ‘abortim’ Shqipëria do tregojë se e ka arritur pjekurinë që vetë të del nga udhët pa dalje.

Dhe me 25 prill Shqipëria nuk do e dëshmojë vetëm pjekurinë e saj politike, por edhe sa ajo i beson ‘fesë’ së rëndësishme të shqiptarisë – asaj të patriotizmit dhe të atdhedashurisë. Duke e dëshmuar këtë, votuesi i Shqipërisë do tregojë se e lexon drejtë kalendarin në të cilin jeton, e kur nuk janë të pamundura edhe rivizatimet e hartave të shteteve të kësaj pjese të Ballkanit, e për çka shqiptarët duhet të jenë të gatshëm të dëshmojnë se edhe kur jetojnë të ndarë në më shumë ‘shtëpi’, ata e dinë se cili është kopshti i tyre i përbashkët.

Po pra, me 25 prill Shqipëria duhet të dëshmojë se ajo mbanë llogari edhe për fatin mbarëshqiptarë, dhe shkaku i kësaj përgjegjësia ajo nuk mund të mbetet në duart e atyre që e faktorizojnë Beogradin duke e defaktorizuar shqiptarinë, në duart e atyre që e padisin kryeministrin e Kosovës, për ta joshur presidentin antishqiptarë të Serbisë.

Me 25 prill pra Shqipëria duhet ’i përgjigjet qartë Piktorit dhe ‘Rilindjes’ duke i ndëshkuar me mosvotim edhe atë jo pse janë antishqiptarë, por pse e kanë shpërlarë vetveten nga ndjenjat dhe përgjegjësia kombëtare si dhe jo pse vishen me brekushe, po pse ndjehen keq me veshjen shqiptare.

Me 25 prill Shqipëria duhet të tregojë se e ka kuptuar që është bërë shoqërie ku mund të bëhesh politikanë e burrështetas vetëm pse je gojështhurur dhe vetëm nëpërmjet batutave. Këtë do e dëshmojë duke e çrrënjosur bimën e keqe tredekadëshe, të quajtur ‘Rilindje’, e cila ka mbirë në arën politike të Shqipërisë, aty ku mund të bëhesh burrështetas vetëm pse ke shprehur dëshirën që i vetëm ta kesh në duar timonin e shtetit.

Po pra, me 25 prill votuesi shqiptarë nuk duhet të mbështetet vetëm në atë që ia ofron opozita e bashkuar, por edhe në ‘fenë’ më të rëndësishme për një popull: në atë të patriotizmit dhe të atdhedashurisë. ‘Fe’ pa të cilën nuk mund ta shpëtosh vendin nga ata që nuk rrënuan vetëm Teatrin Kombëtarë, por i zhbën thuajse të gjitha institucionet e shtetit. Nga ata që i defaktorizuan shqiptarët , dhe e forcuan Beogradin, edhe atë duke i shpërfaqur shqiptarët si një popull që nuk njehë e nuk ka nevojë për institucione shtetërore, popull që ende e jeton kohën e Esat Pashës, kur çdo bajraktar donte të kishte Shqipërinë dhe shqiptarët e vet. /syri.net/

Tags: kim mehmetiopinionRilindje

TË LIDHURA

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës
Aktualitet

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

20:32 | 25/08/2025
Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë
Aktualitet

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

18:55 | 25/08/2025
Next Post
Basha nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar

Basha nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar

Presidenti Meta: Rinia do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit”

Presidenti Meta: Rinia do shpartallojë thellë ekipin e bandave të "Astirit"

”Qëllova për vetëmbrojtje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Elbasan

Dhëndri i Xhuvanit në gjendje të rëndë, policja i nënshtrohet operacionit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

by mirseda
22:45 | 25/08/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, në një intervistë për televizionin polak “TVP ëorld”...

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

22:38 | 25/08/2025
Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

22:09 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

21:43 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com