Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

McGregor kërcënon Maywaetherin: Do ta rrah keq!

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
McGregor kërcënon Maywaetherin: Do ta rrah keq!

Tre ditë para përplasjes më të madhe të vitit McGregor dhe Mayweather mbërritën në Las Vegas, ku nuk i kursyen provokimet dhe përbuzjet ndaj njëri -tjetrit, duke ruajtur të njëjtën linjë sjelljeje që kur u zyrtarizua sfida mes tyre.

I pari u shfaq amerikani Mayweather i shoqëruar nga truprojat e tij, në skenën para T Mobile Arena, ku një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave do të sfidohet nga ylli i arteve marciale të përziera.

Për shkak të moshës dhe dy viteve larg ringut, Floyd Mayweather nuk konsiderohet favorit dhe sipas tij është ky perceptim që e bën edhe më të bukur këtë sfidë.

“Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Nuk ndeshem prej dy vitesh dhe e ndjej se kam humbur diçka. Kjo e bën më të bukur këtë ndeshje sepse nuk konsiderohem favorit. Shpresoj që të shtunën t’i gëzoj fansat e mi, që po e presin me padurim këtë duel. Do të jetë një pjesë e historisë.

Ka fituar 12 tituj botëror duke mbetur i pamposhtur në 49 duele. Maney Man shpreson se do ta hedhë në tapet duke i dhënë një mësim të mirë edhe kampionit e UFC, 11 vite më të ri se ai, transmeton Supersport.

Irlandezi McGregor deklaroi i bindur se nuk do t’i duhet shumë kohë për ta mposhtur rivalin e tij 40-vjeçar.

“Kjo ndeshje nuk do të zgjasë 12 raunde. Nëse doni mund të vini bast me mua. Do ta rrah keq. Madje për mua do të jetë fitorja më e lehtë që kam arritur në karrierë. Të shtunën do t’ju tregoj se jam një njeri i veçantë. Do të vendoset gjithçka brenda raundit të parë ose të dytë, do ta bëj të ndihet keq.

Deklarata këto të zakonshme para çdo sfide boksi, por sigurisht kjo mes McGregor dhe Maywaether do të jetë e veçantë, me statistikat më të çmendura të historisë së boksit.

Pritet që nga ky duel përfitimet t’i kalojnë 500 milionë dollarë, teksa për ta ndjekur nëpërmjet televizorit duhet të shpenzosh 85 euro. Ekzistojnë edhe disa klauzola të sjelljes: është parashikuar që për McGregor do të ketë penalizime financiare nëse kryen goditje jashtë rregullave të boksit.

Tags: 12 raundeboksido ta rrah keqMaywaetheriMcGregorndeshjasfida

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona
Bota

Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona

11:16 | 23/01/2026
Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Next Post
Viktimat e komunizmit, Basha: Krimet e Enverit nuk janë dënuar akoma

Viktimat e komunizmit, Basha: Krimet e Enverit nuk janë dënuar akoma

Itali, policia sekuestron rreth 90 mijë vezë të kontaminuara

Itali, policia sekuestron rreth 90 mijë vezë të kontaminuara

Arrestohet në flagrancë një 43-vjeçar, shpërndante heroinë në zonën e 21 Dhjetorit

Arrestohet në flagrancë një 43-vjeçar, shpërndante heroinë në zonën e 21 Dhjetorit







JU REKOMANDOJMË

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi i LDK-së më 31 janar, hapet rruga për kryetar të ri
Kosovo

Kuvendi i LDK-së më 31 janar, hapet rruga për kryetar të ri

by mirseda
14:41 | 26/01/2026
0

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku...

Konferenca e përbashkët në Izrael, Netanyahu: Rama përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë!

Konferenca e përbashkët në Izrael, Netanyahu: Rama përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë!

14:38 | 26/01/2026
Kamioni bie në humnerë në Gramsh, dy të vdekur dhe një në gjendje kritike

Kamioni bie në humnerë në Gramsh, dy të vdekur dhe një në gjendje kritike

14:23 | 26/01/2026
Kërkoi shfuqizimin e ‘arrestit me burg’, Kushtetuesja kalon në seancë çështjen e Veliajt

Kërkoi shfuqizimin e ‘arrestit me burg’, Kushtetuesja kalon në seancë çështjen e Veliajt

14:18 | 26/01/2026
“Shkrihet” Kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë

“Shkrihet” Kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë

14:04 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com