Mbyllen pjesët e para të Premier League, ku ekipet e mëdha kryesuese janë duke fituar. Skuadrat nga Manchester kanë kaluar në epërsi me nga një gol. Ku për Manchester United ka shënuar belgu Lukaku pas një tentative me kokë prej tij, topi ngelet në zonë dhe ai nuk fal por e dërgon në rrjetën e Southampton. Lukaku ka luajtur 6 ndeshje deri tani dhe po aq gola ka shënuar, blerje e goditur nga ana e Mourinhios. Ndërsa ‘qytetarët’ kanë zhvilluar një pjesë të parë fantastike me shumë raste të krijuar por që me vështirësi kanë arritur të gjejnë rrjetën. Pas një kombinimi perfekt mes Silves dhe Sane ky i fundit arrin të kontrollojë një top mjaft të vështirë në zonë dhe e dërgon poshtë këmbëve të portierit të Crystal Palace. Nga ana tjetër Chelsea i Conte-s ka arritur të gjej golin shumë shpejt me blerjen e re Alvaro Morata, një vertikalizim mjaft i mirë nga Azpilicueta kontrollohet mjaft mirë nga spanjolli i cili i vetëm përballë portierit e dërgon në rrjetë lehtësisht. Por në të 30’ minutë është spanjolli tjetër Pedro i cili shfrytëzon mjaft mirë një gabim të mbrojtjes së Stockr City dhe dyfishon rezultatin
.
Real Madrid i gëzohet dy golave të 21-vjecarit Daniel Cabellos, i cili që në minutën e 10’ arrin të gjej golin e parë, por Alavesh surprizën në minutën e 40’ dhe barazon ndeshjen me anë të Garcia që realizon një gol mjaft të bukur me kokë. Por tre minuta më vonë është sërish Caballos që godet nga limitet e zonës dhe rikthen epërsinë për madrilenët.