Milioneri i cili jeton mes modelesh, Dan Bilzerian, do të shkojë ushtar. Ai është cilësuar edhe si “mbreti” i Instagramit.
Thuhet që pasuria e tij vlen rreth 150 milionë dollarë. Një pjesë të mirë e ka fituar nga një fond investimesh, por edhe nga pokeri, duke qenë se është lojtar profesionist që shpesh luan me miliarderë.
E dini pse quhet “mbreti” i Instagramit?
Kështu vetëquhet pasi ka 24.5 milionë ndjekës. Mësohet se pasaniku ishte rregjistruar për tu bërë marins “SEAL” amerikan në vitin 2000, por nuk arriti të diplomohej.
Tani do të jetë ushtar tjetërkund. Edhe pse të lindur në SHBA, ai dhe vëllai i tij u kthyen këtë gusht në Armeni, ku përveçse morën nënshtetësinë, u regjistruan edhe në ushtrinë vendase.
Sipas ligjit armen, çdo nënshtetas mashkull duhet të regjistrohet në ushtri.