Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Mbjellja e pemëve/Veliaj “kryqëzon” analistin që refuzon të paguajë para

7 vjet ago
in Shqipëria
Mbjellja e pemëve/Veliaj “kryqëzon” analistin që refuzon të paguajë para

Kryebashkiaku Erion Veliaj sulmoi publikisht një qytetar që refuzoi të jepte para në shkollën dhe kopshtin e fëmijëve të tij për të mbjellë pemë.  Të miturve u ishte bërë kërkesë nga mësueset dhe edukatoret u që të paguanin para për të mbjellë pemë. Sociologu Ergys Mërtiri denoncoi në rrjetet sociale kërkesën që bëhet në shkolla dhe kopshte.  Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, Veliaj zgjodhi të sulmojë Mërtirin, që refuzoi të paguante paratë duke e quajtur atë të paguar. Kryetari i Bashkisë ka gjetur shkollën ku mëson fëmija e Mërtirit dhe është interesuar për atë që ka ndodhur. Veliaj nuk foli shumë për mësueset dhe edukatoret që kërkojnë para nga fëmijët, por të sulmojë publikisht sociologun.

“Ne kemi bërë një ftesë publike për këdo. Mbillni kudo. Është një e mirë për qytetin. Bëhet kudo në botë.

Në Amerikë, vajzat e djemtë e vegjël, edhe duke shitur biskota, mbledhin pak para që të ndihmojnë dikë, të mbjellin një pemë. Të gjithë atë zell dhe histeri të atij analistit pranë partisë suaj unë vajta e verifikova. Mësuesja kishte thënë në atë klasë për ta mbjellë te shkolla e tyre, jo te Lali Eri. Që fëmija e këtij analistit tuaj të kishte më shumë oksigjen në një shkollë që nuk e kishte.

I kishin kërkuar 100 lekë. Sigurisht ajo mori paralajmërime dhe gjithë gjërat e tjera. Por ta themi troç. Histeria me të cilin analisti juaj fliste për pemën që do të oksigjenojë fëmijën e vet, indinjon edhe një njeri si unë që s’kam fëmijë.

Dhe them zoti faltë dikë që nuk është gati të japë 100 lek, se ai i ka mundësitë se është analist i paguar, por në sytë e tij ishte më e rëndësishme të bënte një kauzë histerike për pemën që do të oksigjenojë fëmijën e vet kundër kryetarit të bashkisë. Unë s’kam fëmijë, por vallai partia para fëmijës….”, tha Veliaj.

Disa ditë më parë, sociolog Ergys Mërtiri, denoncoi në rrjetet sociale kërkesën që bëhet në shkolla dhe kopshte, sepse qytetarët, thotë ai, paguajnë taksa që bashkia të mbjellë pemë dhe fushata për të mbledhur para nëpërmjet fëmijëve është “pafytyrësi”.

Statusi i plotë i Ergys Mërtirit

“Sot me kane kerkuar para ne shkollen e vajzes se madhe edhe ne kopesht, tek e vogla. Arsyeja eshte, sepse Bashkia e Tiranes ka hapur nje fushate ku i kerkohet te gjithe prinderve te paguajne para per te mbjelle peme!
Natyrisht qe nuk dhashe asnje lek, por mu desh te bej pune bindese me vajzen time, e cila ndjehej ne siklet qe une nuk po paguaja, si shumica e te tjereve.

Me duhet te them se kjo eshte nje risi e nje politike te pacipe qe, pervec se na trazon stomakun cdo dite neper ekrane me spektakel ordiner reklamash qe fyejne inteligjencen e publikut, por kerkon edhe t’ia paguajme propaganden.

Per dijeni te Lali Erit, ne paguajme taksa (te cilat, per me teper, vete Lali i ka rritur sa askush tjeter), me te cilat ai ka per detyre te mbjelle peme, te rregullje rruge, te ndertoje shkolla e kopshte, te menaxhoje hapesiren e territorin, etj, gjera keto qe nuk i ka bere. Lali Erit do ti kerkoja ti perdore me mire parate e taksave te mija, e jo me t’i jap te tjera.

Kjo eshte bashkia me buxhetin me te pasur qe ka ekzistuar ndonjehere ne Shqiperi (si pasoje kjo edhe e ndarjes se re te territorit), ndaj t’iu lypesh qytetareve para per te kryer detyren tende, eshte thjesht pafytyresi” shkroi Mërtiri në Facebook.

Tags: analistinkryqëzonMbjelljaparapemëverefuzontë paguajëVeliaj

TË LIDHURA

“A të kanë ardhur letra anonime”? – Ish-prokurori debate me të pandehurit në GJKKO
Aktualitet

“A të kanë ardhur letra anonime”? – Ish-prokurori debate me të pandehurit në GJKKO

12:58 | 27/06/2025
Vlorë: Gjendet i vetëvarur 72-vjeçari, dyshohet vetëvrasje
Aktualitet

Vlorë: Gjendet i vetëvarur 72-vjeçari, dyshohet vetëvrasje

12:41 | 27/06/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet për deputetët katër qarqeve
Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet për deputetët katër qarqeve

12:25 | 27/06/2025
Next Post
James “heroi” i korçarëve, Laçi nuk i ndahet Kupës

James “heroi” i korçarëve, Laçi nuk i ndahet Kupës

Ligji i luftës s’ka prapaveprim, çamët humbasin pronat

Ligji i luftës s’ka prapaveprim, çamët humbasin pronat

Sadiku: Me Bardhin flasim shqip, do bëjmë gjëra të mëdha

Sadiku: Me Bardhin flasim shqip, do bëjmë gjëra të mëdha

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

“A të kanë ardhur letra anonime”? – Ish-prokurori debate me të pandehurit në GJKKO
Aktualitet

“A të kanë ardhur letra anonime”? – Ish-prokurori debate me të pandehurit në GJKKO

by mirseda
12:58 | 27/06/2025
0

Është shoqëruar me debate dëshmia e ish-prokurorit Arjan Ndoji në GJKKO lidhur me atentatin e ndodhur ndaj...

Vlorë: Gjendet i vetëvarur 72-vjeçari, dyshohet vetëvrasje

Vlorë: Gjendet i vetëvarur 72-vjeçari, dyshohet vetëvrasje

12:41 | 27/06/2025
Kosovë: Ndërpritet seanca e 38-të, caktohet data e mbledhjes së radhës

Kosovë: Ndërpritet seanca e 38-të, caktohet data e mbledhjes së radhës

12:36 | 27/06/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet për deputetët katër qarqeve

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet për deputetët katër qarqeve

12:25 | 27/06/2025
Dëshmon biznesmeni që vrau shqiptarin në Itali: Trupin ia futa në fuçi vere

Dëshmon biznesmeni që vrau shqiptarin në Itali: Trupin ia futa në fuçi vere

12:01 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com