Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mbi partitë e reja opozitare

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Rama ka shkelur vijën e kuqe”/ Lubonja: Në protestën e sotme të kërkohet dorëheqja e Veliajt

Nga Fatos Lubonja

Edmund Burke, një nga politikanët më të njohur në historinë e Britanisë së Madhe (dhe filozof) ka lënë një thënie që vlen si mësim për të zgjedhurit dhe zgjedhësit e të gjitha kohërave: “Kur anija batohet në njërën anë, unë nxitoj të shkoj në anën tjetër të kuvertës” (për ta ekuilibruar). Mbi bazën e këtij principi jam shprehur kundër disa partive të krijuara në prag të këtyre zgjedhjeve, duke hedhur dyshimin se janë të blera nga Rama. Le të shpjegohem.

Vlerësimi që i bëj personalisht situatës është se anija e demokracisë së re shqiptare është batuar si kurrë ndonjëherë që nga vitet dramatike ‘96-‘97 dhe rrezikon të mbytet. Me këtë batim kam parasysh Parlamentin dhe Drejtësinë e kontrolluar nga partia e Ramës, Policinë e politizuar prej saj, ekonominë e kontrolluar po nga kjo parti, lidhjen e saj me krimin e organizuar, zhdukjen e çdo pluralizmi dhe oponence në vendimmarrje, rritjen dramatike të kontrollit mbi mediat, ndryshimin e mjaft ligjeve themelore (si ai i zgjedhjeve) në mënyrë të njëanshme në favor të saj dhe jo vetëm kaq. Në këto kushte, nëse me demokraci kuptojmë pushtetin e popullit, pra, të të gjithëve, anija e brishtë e demokracisë sonë është batuar më një anë si kurrë më parë nga pjesa/partia e Ramës dhe rrezikon të mbytet.

Të shkosh në ekstremin tjetër të kuvertës së saj, do të thotë që instinkti politik të të çojë atje për ta shpëtuar atë nga mbytja përfundimtare. Ndërsa të ndërtosh projekte politike për të ndrequr opozitën apo të deklarosh rreziqe hipotetike me ardhjen e saj në pushtet, ndërkohë që ndodhemi përpara këtij rreziku eminent, është njëlloj sikur të kërkosh të riparosh e lyesh anijen, ndërkohë që ajo po mbytet. Gjykoj se ky është pozicioni i disa partive të reja opozitare në këtë anije?

Në fakt, mua më rezultojnë dy lloje syresh. Partitë apo lëvizjet si “Vetëvendosja” apo “Nisma Thurja”, që janë krijuar prej disa kohësh nga persona që nuk kanë qenë eksponentë të PD-së, si dhe partitë krejtësisht të reja të krijuara apo në krijim e sipër nga eksponentë të PD-së. Ka disa dallime të rëndësishme në diskurset e tyre. Në themel diskursi i të parave është kundër sistemit oligarkik kriminal, për të cilin akuzojnë partitë e vjetra dhe ofrimi i tyre si alternativë, ndërkohë që në qëndrimet e përditshme aktiviteti i tyre ka goditur kryesisht qeverisjen aktuale të Edi Ramës. Për sa i përket elektoratit, ato i drejtohen një zgjedhësi potencial që mund të jetë në zonën gri, por edhe në partitë e vjetra të të dy krahëve.

Ndërsa partitë e reja të eksponentëve të PD-së, të krijuara në prag të zgjedhjeve (edhe Bindja Demokratike të Patozit u krijua në prag të zgjedhjeve lokale) kanë një diskurs tjetër. Ato thuajse nuk e godasin sistemin oligarkik kriminal që ka lulëzuar edhe në kohën kur krijuesit e tyre kanë qenë në pushtet, por e kufizojnë diskursin në fajësimin në mënyrë të baraslarguar të liderëve të partive të vjetra që, sipas tyre, duhet të largohen pasi kanë marrë peng politikën.

Po ashtu, megjithëse flasin edhe kundër Ramës, duke qenë se paraqiten si alternativë opozitare, diskursin e tyre akuzator e përqendrojnë te lideri i PD-së, Lulzim Basha, që sipas tyre është “humbës”, “i korruptuar” dhe “jodemokrat”. Mesazhi i tyre qartazi u drejtohet kryesisht zgjedhësve demokratë që, sipas tyre, nuk e gjejnë më veten tek ajo parti (dhe më pak zonës gri) duke u thënë: nëse doni të fitoni, duhet të votoni për ne. Duke iu kthyer metaforës së Burkes, në ç’pozicion të kuvertës të anijes së batuar rrezikshëm mund t’i vendosim dy llojet e partive të sipërpërmendura?

Duke pasur parasysh se Vetëvendosja e Nisma Thurja duket se janë shmangur nga zgjedhjet dhe deri tani kanë mbajtur qëndrime kryesisht kundër Ramës mund të konsiderohet se elektorati potencial i tyre ose do të presë të hyjë në lojën në një moment tjetër ose do të votojë opozitën. Duke përdorur metaforën e anijes së batuar, do të thosha se pozicioni i tyre është midis qendrës dhe ekstremit ku ndodhet opozita, PD dhe LSI. Pra, se ato do të ndikojnë sidokudo për ‘zhbatimin’ e anijes, edhe pse do ta mbajnë një pjesë të elektoratit gri pa votuar nëse nuk do ta orientojnë votën e tyre me thirrje para zgjedhjeve.

Nuk kanë të njëjtin pozicion partitë e ish-eksponentëve të PD-së ose koalicioni i mundshëm i tyre, përkundrazi. Me pretendimin e baraslargimit nga dy të këqija, për sa i përket çështjes themelore të këtyre zgjedhjeve, rrezikut të demokracisë, ato e kanë vendosur veten në qendër të anijes. Kuptohet se ky pozicion, kombinuar me faktin se ata qartazi synojnë tërheqjen në qendër të votuesve të opozitës – dhe jo ata të Ramës – e dobëson kundërpeshën duke e lehtësuar mbytjen. Pra, metafora kjo vendosje, në rastin më të mirë është miopi – sepse një fitore e tretë e Ramës do të ishte mbytje e çdo mundësie të realizimit të çfarëdo projekti tjetër përveç atij autoritarist të Ramës – dhe në rastin më të keq vënie në shërbim të tij për arsye mërish apo interesash personale.

Në fakt, kjo e dyta nuk përbën ndonjë çudi, përkundrazi është rregull. Në Shqipëri, ende nuk ka lindur lloji i politikanit që i vënë përpara dilemës interesi i vendit – interesi im, të zgjedhë interesin e vendit. Dikush mund të më ironizojë në këtë pikë duke më thënë se paskam përjashtuar nga ky rregull Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Absolutisht jo! Me në krye Sali Berishën, që themeluesit e partive të reja vazhdojnë ta adhurojnë, të gjithë liderët shqiptarë të këtyre 30 vjetëve, partiakë apo kombëtarë, në shembullin e paraardhësve të tyre, kanë treguar se kur interesat e tyre kanë shkuar kundër interesave të vendit, ata nuk kanë hezituar të zgjedhin interesat e tyre.

Ajo që mund të them për Bashën dhe Metën në këtë moment është se interesat e tyre për t’i marrë pushtetin Ramës janë në një kah me interesat e vendit, pasi mund të ekuilibrojnë batimin e frikshëm që ka shkaktuar Rama. Por pa harruar të shtoj dy gjëra. Së pari, se nëse kemi ardhur deri në këtë pikë është sepse edhe ata janë sjellë sipas rregullit të mbrapshtë që përmenda. Së dyti, se ky rregull po ndikon që ata të mos angazhohen si dhe sa duhet për të krijuar një front të përbashkët për të shpëtuar nga mbytja anijen e demokracisë shqiptare.

Thënë këto, po e mbyll duke shtuar se ky shkrim është edhe një thirrje direkte për ta – dhe për të gjitha partitë e reja – se po nuk vepruan sipas mësimit që na jep Burke nesër do të jetë vonë për të gjithë; anija do të mbytet dhe nxjerrja mbi ujë e saj një ditë, s’dihet se kur, do të ketë një kosto shumë shumë më të lartë për të gjithë./panorama

Tags: Fatos Lubonjaopinionpartite opozitare

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Hoti mirëpret propozimin e Grenellit që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump

Shifrat e larta, Hoti paralajmëron kosovarët: Mund të kemi mbyllje totale

Meta i dha nënshtetësinë si ‘VIP’, lojtari afrikan drejt largimit nga Tirana

Meta i dha nënshtetësinë si ‘VIP’, lojtari afrikan drejt largimit nga Tirana

Presidenti Trump, akuza pa prova për manipulim votash

Me Trumpin, populistët në të gjithë botën kanë humbur udhëheqësin e tyre







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari
Aktualitet

I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari

by mirseda
09:28 | 16/04/2026
0

FAST Albania kontribuon nëpërmjet rrjetit ENFAST, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat...

Mblidhet sot Kuvendi | 4 interpelanca në rend dite, në fokus ‘KAYO’, porti i Durrësit dhe arsimi

Mblidhet sot Kuvendi | 4 interpelanca në rend dite, në fokus ‘KAYO’, porti i Durrësit dhe arsimi

09:14 | 16/04/2026
Reduktim i flotës së autobusëve deri në 60%, dita e dytë pa shërbim të plotë transporti publik

Reduktim i flotës së autobusëve deri në 60%, dita e dytë pa shërbim të plotë transporti publik

09:07 | 16/04/2026
Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me Melonin

Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me Melonin

09:04 | 16/04/2026
Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center

Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center

09:02 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com