Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Mbaroi gjimnazin, por nuk merr dot diplomën

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Mbaroi gjimnazin, por nuk merr dot diplomën

Flogerta Brakaj ka përfunduar në vitin 2014 shkollën e mesme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit dhe është diplomuar në vitin 2015. Por diplomën nuk ka mundur ta marrë dhe kjo e pengon për regjistrimin në studimet master.

“Jam ish – nxënëse e shkollës “Janaq Kilica”. E kam mbaruar gjimnazin në vitin 2014. Aktualisht jam studente e vitit të tretë në universitet. Gjatë kësaj periudhe nuk jam pajisur me diplomë. Kur shkova të regjistrohesha në universitet ishte sistemi online, por tani unë tani jam në vitin e tretë dhe më duhet kartoni i diplomës së gjimnazit sepse pa të nuk mund të aplikoj për master”, u shpreh Flogerta.

Flogerta dhe gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtuan këtij gjimnazi, por nuk mundën ta zgjidhin problemin as tek sekretarja e as te drejtoresha, pasi sekretarja e atëhershme është me leje lindje.

Gazetarja – Ish – nxënëse e shkollës, gjimnazit “Janaq Kilica”, e cila ka mbaruar që në 2014-ën shkollën, por nuk është pajisur me kartonin e diplomës. Kur ke ardhur këtu Flogerta herën e fundit?

Ish – nxënësja – Para dy muajsh… më tha(sekretarja) që do më marrësh në telefon sepse jam e re dhe nuk e di problemin tuaj.

Gazetarja – Pse nuk i keni kthyer një përgjigjie gjatë kësaj kohe?

Sekretarja – Po unë nuk e di. Nuk e di sepse nuk jam unë përgjegjësja për kartonin e gocës.

Gazetarja – Po dakord pra dakord, po a jeni juve këtu që e zëvendësoni (ish sekretaren) që nga Janari?

Sekretarja – Po unë, nuk…(ikën)

Drejtoresha – Problemi jot është që ti nuk je diplomuar… nuk ke marrë diplomën?

Ish – nxënësja – Jo, nuk e kam marrë!

Drejtoresha – Ok! Në mungesë të sekretares që unë nuk e kam, ka kohë që ka ikur… po më jepni kohën e duhur të shikoj si është problemi. Të njihem më mirë me problemin tuaj dhe ju kthej përgjigjie. Unë nuk është se nuk kam zgjidhur ndonjëherë problem.

Ish – nxënësja – Unë kam 3 vjet që vij dhe nuk kam gjetur zgjidhje!

Drejtoresha – S’ka problem! Nuk e di 3 vjet…

Ish – nxënësja – Do më jepni  një zgjidhje apo të drejtohem diku tjetër? Nuk më dhanë asnjë zgjidhje.

Drejtoresha – Tek unë nuk keni ardhur, këtë gjë. Nuk mbaj përgjegjësi çfarë mund të kesh thënë nëpër zyra të tjera. Tani unë do të merrem me problemin tënd. Të shikoj si është problemi dhe flasim!

Pas verifikimit të situatës, drejtoresha Evis Sema u shpreh se faji është i sekretares që nuk ia ka transmetuar rastin e mosprintimit të diplomës së Flogerta Brakaj nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Ndaj tani i ka nisur Drejtorisë Arsimore të Fierit një kërkesë për printimin e diplomës së prapambetur të ish – nxënëses nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Ndaj dhe Flogerta dhe gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtuan DAR Fier, ku komunikuan me specialistin Florenc Gjata. Ai tha se për vitin 2015 shkolla “Janaq Kilica” ka dërguar shkresë se të gjithë nxënësit janë pajisur me diplomë.

“Kështu që në momentin që kur shkruan që nuk ka asnjë kërkesë nga shkolla drejtuar DAR që kemi një ish – maturante të pa pajisur me diplomë, ne nuk kemi si t’ja përcjellim AKP-së një kërkesë për diplomë”.  

Specialisti i DAR Fier premtoi se Flogerta Brakaj do të pajiset në pak ditë me një diplomë ose dokument ekuivalent që e lejon të regjistrohet në studimet master./tvklan.al

Tags: dot diplomënMbaroi. gjimnazinmerrvjet

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Video/Tahiri tallet keq me Berishën, i zbulon punën që bën më mirë

Video/Tahiri tallet keq me Berishën, i zbulon punën që bën më mirë

Na trego kush ta ka futur? Tahiri nxjerr emrin dhe ka një mesazh për të

Na trego kush ta ka futur? Tahiri nxjerr emrin dhe ka një mesazh për të

Kërcënoi Ramën/Saimir Tahiri humb toruan nga pyetjet  në ‘Opinion’

Tahiri në burg dhe Shqipëria në Evropë? Ish-ministri: Janë kaq ko*e...







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com