Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Mavraj flet për hapësira, por harron që i tha “Jo” Shqipërisë për 5 vite

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Mavraj flet për hapësira, por harron që i tha “Jo” Shqipërisë për 5 vite

Shqipëria u mposht nga Kosova në miqësoren e Zyrihut me rezultatin e thellë 3-0, por më shumë rëndoi fakti që kuqezinjtë patën një performancë të shëmtuar në fushë. Prandaj pavarësisht se ky takim ishte i vlerësuar si “vëllazërore”, loja e paraqitur dhe rezultati ngritën “alarmin” për kombëtaren shqiptare.

Ndërsa në konferencën për shtyp ditën e sotme në prag të miqësores me Ukrainën u shfaq Mërgim Mavraj, i cili u shpreh se për Kosovën ajo ishte një ndeshje që pritej prej kohësh, ndërsa për kuqezinjtë u pa si një ndeshje për të provuar lojtarët e rinj. Në fund mbrojtësi i Kombëtares ka bërë edhe një krahasim të pakuptueshëm, duke thënë se tashmë është më e lehtë për të qenë pjesë e Kombëtares, ndërsa në kohën e tij ishte një sakrificë e madhe. Megjithatë, ajo që harrohet në këtë mes është fakti që Mavraj i ka thënë “Jo” Shqipërisë për 5 vite me radhë.

“Është e vështirë të përcaktojmë diçka që ka ndodhur, pasi kemi dalë jashtë vetes dhe bëmë një paraqitje të dobët. Ajo lojë i është përshtatur lojës së Kosovës dhe situata përpara ndeshjes ishte më ndryshe.

Kosova e shihte si ndeshjen e vitit, ndërsa ne e morëm si një mundësi për të provuar të rinjtë, që të lidhen më mirë me pjesën tjetër të ekipi. Përgjegjësinë për këtë humbje duhet ta marrin lojtarët, që kanë nderin të veshin fanellën kuqezi.

Kjo është një situatë delikate për karrierën time personale. Nuk ka problem që nuk kam luajtur gjatë 2 apo 3 muajve të fundit te Hamburgu, pasi me Kombëtaren jam gjithmonë gati. E respektoj vendimin e trajnerit që të mos luaja ndaj Kosovës, ndërsa për Ukrainën nëse ai më beson në fushën e lojës, atëherë unë do të jem gati.

Unë kam bindje se Zoti është për durimtarët dhe pas vështirësive do të vijë lehtësimi. Tashmë ne duhet të shohim përpara dhe nuk është se jemi të zymtë për të ardhmen, pasi i dimë cilësitë dhe armët tona.

Nuk ka qenë asnjëherë kaq e lehtë që të bëhesh pjesë e kombëtares shqiptare sa në këtë kohë. Unë kur mendoj kohën e kaluar kur isha i ri, ishte një sakrificë e madhe për të menduar Kombëtaren, jo më për të menduar të isha pjesë e formacionit, që tashmë Panuçi u jep shumë hapësirë të rinjve.

Ne si lojtarë me eksperiencë duhet të ndihmojmë të rinjtë, por edhe këta të fundit duhet të kapin mundësinë që i ka ardhur, pasi kjo është “dhuratë” nga trajneri. Gabimi është se nuk kemi 30 lojtarë që luajnë në nivele europiane, por kemi vetëm një bazë lojtarësh që dërgojnë ekipin përpara”, ka thënë Mavraj.

Tags: 5 viteflethapesiraharronmavrajShqipërisë

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Fino sulmon Gjykatën: Militantët e PD-së dhe LSI-së po i bëjnë ndere Dukës

Fino sulmon Gjykatën: Militantët e PD-së dhe LSI-së po i bëjnë ndere Dukës

“Monologu” i Nokës drejtuar ministrit të Jashtëm të Gjermanisë

Flamur Noka sfidon Bashën: Duam përshkallëzimin e protestave

Shqipëria dramatike në fushë përballë Kosovës, ja çfarë thotë De Biasi

Shqipëria dramatike në fushë përballë Kosovës, ja çfarë thotë De Biasi







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij
Showbizz

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

by mirseda
21:53 | 05/02/2026
0

DJ Gimbo ka ndarë një nga episodet më të ndjeshme të jetës së tij gjatë një bisede...

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com