Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mauritania, vendi i vetëm në botë ku ekziston ende skllavëria

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Mauritania, vendi i vetëm në botë ku ekziston ende skllavëria

Liria është bërë faktori më i rëndësishëm brenda shoqërisë moderne, dhe miliona njerëz  punojnë çdo ditë për të theksuar rëndësinë e lirisë dhe vuajtjeve që ka shkaktuar mungesa e saj në të shkuarën.

Organizata e Kombeve të Bashkuara u krijua në vitin 1945, për të siguruar ruajtjen e paqes në të gjithë botën, por më e rëndësishmja që të gjitha qeniet njerëzore të jenë të lira. OKB ka punuar që në fillim për të shfuqizuar skllavërinë në vendet e botës së tretë, që e praktikojnë ende atë edhe në shekullin XXI.

Mauritania, e pozicionuar në Afrikën Perëndimore, njihet si vendi i fundit që e shfuqizoi skllavërinë në vitin 1981. Por edhe 40 vjet më vonë, ky akt nuk njihet dhe respektohet, pasi de fakto Mauritania i lejon ende njerëzit që të zotërojnë skllevër pa i ndalur askush.

Por çarë e shkaktoi këtë problem? Fotoreporteri Seif Kusmate e vizitoi Mauritaninë për të verifikuar nëse këto zëra ishin të vërteta. Dhe ajo që e tronditi më shumë, nuk ishte fakti që skllavëria ekziston ende aty në shekullin XXI, por fakti që ata që gjendeshin nën skllavëri ishin pajtuar në një farë forme më atë gjendje.

Të njëjtin mendim ndante edhe çdo banor i Mauritanisë. Disa nga qytetarët që ai intervistoi, përfshinin ish-skllevër apo skllevër aktualë,të cilët deklaruan se skllavëria ishte diçka e ngulitur në kulturën e tyre pasi ishte praktikuar ndër dekada.

Skllavëria u bë dominuese në Mauritani gjatë kolonizimit francez në vitin1830. Por edhe pse skllavëria nuk u shfuqizua zyrtarisht në vend deri më 1981, francezët i ofruan Mauritanisë pavarësinë në vitin 1960. Për shumë vite njerëzit u mësuan të mbaheshin nën skllavëri, në shumicën e rasteve për shkak të varfërisë.

Çdo herë që qeveria e Mauritanisë pyetet në lidhje me këtë çështje, e mohon ekzistencën e skllavërisë në vend. Por ndërkohë grupet e të drejtave të njeriut në vend, vlerësojnë se gati 20 për qind e mauritanianëve jetojnë si skllevër. Me një popullsi prej 4 milion banorësh, kjo do të thotë se 800.000 prej tyre janë skllevër.

Vendi është mësuar kaq shumë me skllavërinë, saqë nuk mund ta shfuqizojë dot atë. Në një intervistë me disa skllevër, Kusmate mësoi se ata preferonin më mirë që të ishin skllevër sesa të lirë, pasi të paktën me këtë status e kishin të garantuar ushqimin dhe strehimin.

Vetëm një pakicë e vogël e popullsisë, është e detyruar të jetojë në skllavëri, ndërsa shumica e këtij 20 përqindëshit e bën pasi nuk ka asnjë mjet tjetër për të mbijetuar. Skllavëria është bërë diçka aq normale për ta, saqë po e trashëgojnë si status edhe në familje. Statusi aktual i skllavit trashëgohet nga nëna tek fëmija. Kjo do të thotë që problemi është edhe më i madh nga sa mendon bota jashtë.

Ndërkohë që brezat e rinj po indoktrinohen me skllavërinë si një pjesë e kulturës së tyre, dhe jo si diçka e padrejtë. Korrupsioni është një tjetër problem i madh që e ka nxitur vazhdimin e kësaj praktike, pasi autoritetet e mbështesin në heshtje skllavërinë, dhe madje kanë arrestuar ata qëjanë shprehur kundër saj.

Vlen të theksohet se njerëzit nën skllavëri jo vetëm që detyrohen të punojnë shumë, por gjithashtu përballen me abuzime seksuale. Gjëra të tilla janë konfirmuar nga ish-skllevërit të cilët janë intervistuar nga fotoreporteri.

Shumë prej tyre janë çliruar me ndihmën e organizatave joqeveritare që janë kundër skllavërisë, ndërsa të tjerët me ndihmën e OKB. Është i trishtë fakti që disa prej tyre u kthyen në skllevër pasi thjesht nuk kishin asgjë për të ngrënë.

Një nga rastet është ajo e Fatimatu dhe vajzës së saj Mbarka, që të dyja ish-skllave. Fatimatu thotë se ka humbur 2 foshnje, pasi ishte detyruar të shkonte në punë menjëherë pas lindjes, duke mos u lejuar asnjëherë që të kujdesej për fëmijët e saj.

Ajo u çlirua në vitin 1990 nga organizata “SOS Slaves”. Ajo thotë se situata e skllavërisë po përkeqësohet, kryesisht për shkak të varfërisë. Ajo kujton në intervistën e saj se kishte lindur në një familje skllevërish dhe statusi i ishte dhënë nga nëna e saj.

Fotoreporteri arriti të bënte foto të njerëzve të robëruar dhe kushteve të tyre të jetesës, përpara se të arrestohej nga policia lokale. Ky akt tregon nivelin e korrupsionit që vazhdon në këtë vend. Qeveria e dinte se rrezikonte kritika nga vendet e  tjera nëse nuk e lironte fotoreporterin.

Burimi i lajmit: https://historyofyesterday.com/the-only-place-in-the-world-where-slavery-still-exists-78f2fed88ab

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: mauritaniaskllevervend

TË LIDHURA

Aksidenti hekurudhor në Tempi ku vdiqën 57 njerëz! Raporti ‘përmbys’ skenarin e deritanishëm: Vagoni i dytë s’kishte lëndë djegëse
Bota

Aksidenti hekurudhor në Tempi ku vdiqën 57 njerëz! Raporti ‘përmbys’ skenarin e deritanishëm: Vagoni i dytë s’kishte lëndë djegëse

20:58 | 28/08/2025
Vritet 61-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Vritet 61-vjeçari në Shkodër

20:56 | 28/08/2025
Rregulla të reja, administrata e Trump njofton kufizime vizash për studentët dhe gazetarët e huaj
Bota

Rregulla të reja, administrata e Trump njofton kufizime vizash për studentët dhe gazetarët e huaj

20:11 | 28/08/2025
Next Post
Denoncimi i pacientit nga spitali Covid: Më japin vetëm një panine

Denoncimi i pacientit nga spitali Covid: Më japin vetëm një panine

Implementimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, Grenell sot në Prishtinë

Grenell: BE-ja të liberalizojë vizat për Kosovën

Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Shkullaku: Asgjë s’është e pamundur në politikë

Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Shkullaku: Asgjë s'është e pamundur në politikë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

KRIZA THELLOHET/ BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Albin Kurtin
Kosovo

KRIZA THELLOHET/ BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Albin Kurtin

by mirseda
21:07 | 28/08/2025
0

Bashkimi Evropian përmes një letre ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht mbajtjen e takimeve me kryeministrin...

Aksidenti hekurudhor në Tempi ku vdiqën 57 njerëz! Raporti ‘përmbys’ skenarin e deritanishëm: Vagoni i dytë s’kishte lëndë djegëse

Aksidenti hekurudhor në Tempi ku vdiqën 57 njerëz! Raporti ‘përmbys’ skenarin e deritanishëm: Vagoni i dytë s’kishte lëndë djegëse

20:58 | 28/08/2025
Vritet 61-vjeçari në Shkodër

Vritet 61-vjeçari në Shkodër

20:56 | 28/08/2025
Rregulla të reja, administrata e Trump njofton kufizime vizash për studentët dhe gazetarët e huaj

Rregulla të reja, administrata e Trump njofton kufizime vizash për studentët dhe gazetarët e huaj

20:11 | 28/08/2025
Zelensky i drejtohet kreut të OKB-së: Jemi gati të takohemi në nivel udhëheqësish, por Rusia vazhdon të bombardojë në Ukrainë

Zelensky i drejtohet kreut të OKB-së: Jemi gati të takohemi në nivel udhëheqësish, por Rusia vazhdon të bombardojë në Ukrainë

19:50 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com