Grenell: BE-ja të liberalizojë vizat për Kosovën

Ish-i dërguari i administratës së Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të liberalozojë vizat për shtetin më të ri të Europës.

Sipas Grenell, BE-ja duhet të ndalojë diskutimet që po bëhen dhe të fillojnë më shpërndarjen, pasi kjo gjë është premtuar nga kanceralja gjermane, Angela Merkel në vitin 2019.

“Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni t’i jepni ato. Kancelarja Merkel më ka thënë direkt se është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo e tha këtë në vitin 2019”, shkruan Grenell në rrjetin social, Twitter.

Grenell e deklaroi këtë gjë për shkak të gruptit të aktivistëve vendosën një tapet të kuq dhe mbi të disa letra që qytetarët e Kosovës vendosën para zyrën së BE-së gjatë vizitës së Lajçak.