Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Matës të rinj elektronikë të energjisë, një tjetër PPP në horizont

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Matës të rinj elektronikë të energjisë, një tjetër PPP në horizont

Një procedurë prokurimi e hapur së fundmi për shprehje interesi, ka nxjerrë në pah objektivin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), për të zvendësuar matësit induktivë me matës të rinj elektronikë. Referuar procedurës “Asistencë Teknike për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë, Elektrike, Operatorin e Sistemit të Transmetimit mbi vendosjen e Strategjisë së Matjes dhe Polikave Standarde në Sektorin Energjetik Shqiptar”, nënvizohen edhe objektivat që do të arrihen përmes saj. Ajo që bie në sy mes listës së gjatë të detyrave që do të ketë konsulenti, është edhe vlerësimi i mundësisë për të kaluar në një procedurë Partneriteti Publik Privat (PPP), e skemës së smart meters. “Të bëhet një vlerësim ekonomik për smart meters, për kategori të ndryshme të konsumatorëve, duke caktuar edhe kohën për zbatimin e këtij sistemi matjeje, dhe të vlerësojë prezantimin e mundshëm të investimeve në sektorin privat, përmes PPP apo skema të ngjashme për sistemin smart metering”, thuhet në dokument.

I njëjti nënvizon se qeveria shqiptare ka marrë një financim nga Banka Botërore, për Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisë përmes një kredie nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe synon të aplikojë një pjesë të këtyre parave për shërbime konsulence, lidhur me Asistencë Teknike mbi vendosjen e Strategjisë së Matjes dhe Politikave Standarde në Sektorin Energjetik Shqiptar.

“Qëllimi kryesor i kësaj detyre është që të asistojë MIE, OSHEE dhe OST në ngritjen e një strategjie të përgjithshme, për Matjen dhe Polikat Standarde të Sektorit Energjetik Shqiptar, lidhur me propozime për ndryshimet e nevojshme ligjore. Në objektivat e këtij shërbimi konsulence, duhet të merren në konsideratë gjithashtu masa të tjera si (zëvendësimi i matësve induktivë me matës të rinj elektronikë për të gjithë konsumatorët e OSHEE. Së dyti, eliminimi gradual i leximit manual i matësve të energjisë, së treti ulja e kostove të shkëputjes dhe rilidhjes në rrjet për paguesit e këqinj, përmes prezantimit të teknologjive të reja. Së katërti, iniciativa për të rritur nivelin e faturimit dhe arkëtimit, dhe së pesti zëvendësimi i sistemit ekzistues të matjes, në rrjetin e tensionit të mesëm përfshirë edhe sistemin e balancimit”, thuhet në dokument.

Gjatë ofrimit të shërbimit, pala që do të marrë përsipër këtë detyrë do të ketë edhe disa detyra specifike, ku së pari është raporti fillestar.

Në këtë raport konsulenti duhet që të nënvizojë metodologjinë, të propozoje instrumente për të çuar në fund disa procese, si dhe të reflektojë nivelin e përpjekjeve që do të bëhen për të zhvilluar çdo detyrë. Kjo fazë do të mbulojë rishikimin e dokumenteve dhe instrumenteve të nevojshme, për të diskutuar me palët. Po kështu, do të identifikojë nivelin aktual të humbjeve të energjisë si dhe arkëtimet në sektorin e energjisë. Duhet të identifikojë gjithashtu teknologjitë e disponueshme në treg për Smart Metering (Matja e Zgjuar). Të identifikojë mbulimin me teknologjitë e komunikimit, në zonat ku OSHEE do instalojë smart meters. Të identifikojë gjendjen e sistemit IT të OSHEE, në mënyrë që të lehtësojë integrimin me Sistemin e Matjes Smart.

Si detyrë tjetër është ajo e një Analizë Fizibiliteti dhe Strategjie për Matjen.

Në këtë fazë, konsulentit do t’i duhet që të vendosë objektiva për humbjet dhe nivelin e arkëtimeve, sipas targeteve rregullatore dhe sugjerimeve që dalin nga studimi i fizibilitetit. Së dyti, vlerësimi i mbulimit aktual me teknologjinë e komunikimit, çka do të japë më pas variantin e strategjisë më të përshtatshme të matjes. Po kështu do të zhvillohet një analizë Kosto-Pëfitim, për instalimin e matësve smart në vend, duke caktuar nivelin e përshtatshëm për zbatimin sipas zonave të ndryshme (urbane, suburban dhe rurale), duke pasur parasysh mbulimin me rrjetin e telekomunikacionit./Monitor

Tags: energji elektrikemates elektronikeOSSHEppp

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin
Politikë

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Next Post
Shtyrja e Brexit, Franca paralajmëron Britaninë me veto

Shtyrja e Brexit, Franca paralajmëron Britaninë me veto

“Koha e tij te Shqipëria ka përfunduar”, Mavraj u përgjigjet deklaratave të Vatës

“Koha e tij te Shqipëria ka përfunduar”, Mavraj u përgjigjet deklaratave të Vatës

Burgim të përjetshëm për vjedhjen e 50 dollarëve, lihet i lirë pas 36 vitesh i dënuari

Burgim të përjetshëm për vjedhjen e 50 dollarëve, lihet i lirë pas 36 vitesh i dënuari







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com