Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Matematikan dhe udhëheqës kulti, jeta e çuditshme e Pitagorës

9 vjet ago
in Të Gjitha

Pitagora, autori i teoremës së famshme që mban të njëjtin emër, ishte më shumë se sa thjesht një matematikan. Ai qe një udhëheqës shpirtëror, me ndjekësit e tij që besonin se ishte dërguar në tokë nga Qielli. Matematikani i shquar grek, themeloi një kult që adhuronte numra të caktuar.

Një grup i tërë matematikanësh, u regjistruan si nxënës të tij, për të mësuar gjithçka që ai dinte, dhe për ta ndihmuar në zgjidhjen e enigmave të mëdha të universit. Numrat, besonte Pitagora, ishin elementët që qëndronin pas gjithë universit. Ai u mësonte ithtarëve të tij, se bota ishte e kontrolluar nga harmonitë matematikore, të cilat përbënin çdo pjesë të realitetit.

Më shumë se kaq, këto shifra qenë të shenjta – pothuajse si një Perëndi. Pitagoreanët kishin disa numra të shenjtë. Shtata ishte numri i diturisë, 8 i drejtësisë, dhe 10 ishte numri më i shenjti nga të gjithë.

Ndëkohë, grekët e tjerë mendonin se ai Pitagora paksa i krisur, ndaj dhe filluan ta kishin frikë. Ata madje i dogjën shtëpinë, dhe e dëbuan nga qyteti, nga frika e urdhrit të tij mistik mbi shenjtërinë e numrave.

Ithtarët e Pitagorës, besonin realisht se ai ishte një gjysmë shenjtori. Ata e quajtën “Pitagora hyjni”, dhe u thoshin njerëzve se ishte biri i një Zoti – zakonisht Hermesit ose Apollonit. Vetë Pitagora u thoshte njerëzve se ishte djali i një Zoti. Ai pretendonte se djali i Hermesit, i kishte ofruar përveç pavdekësisë edhe një kujtesë të hekurt.

Pitagora mburrej se kishte luftuar me Akilin në Luftën e Trojës. Se kishte punuar si një peshkatar i përulur. Madje edhe se kishte qenë një kurtizane e bukur, që kishte fjetur me burra të fuqishëm. Për me tepër, Pitagora pretendonte se mund të ndjente praninë e shpirtrave të vjetër tek trupat e rinj, ndërsa përsëriste shpesh se do të rilindte sërish pas vdekjes.

Matematikani ishte gjithashtu një nga njerëzit e parë në historinë perëndimore që ndaloi konsumin e mishit për arsye morale. Ngrënia e të vdekurve, u thoshte ithtarëve të tij, e ndot trupin – dhe kësisoj ata s’duhej të vrisnin asnjëherë ndonjë qënie të gjallë për ta konsumuar.

Pitagora kishte ndërkohë disa rregulla tepër të rrepta dhe specifike për gjithçka – duke përfshirë dhe atë se cila këpucë duhej veshur e para. ”Duhet të vishni në fillim këpucën e djathtë”- i këshillonte nxënësit e tij. Dhe sapo t’i keni veshur këpucët “nuk duhet të udhëtoni me to nëpër rrugët publike”.

Megjithatë, nuk ndaloi vetëm tek këpucët. Vuri në zbatim edhe rregullin e 5 sekondave për ushqimet që binin përtokë, duke iu thënë ithtarëve të tij të mos provonin kurrë diçka “që binte poshtë tryezës”. Ai ishte jashtëzakonisht i rreptë edhe mbi seksin.

Pitagora duket se besonte se lëngjet trupore, qenë pjesë e shpirtit të njeriut. Kur një njeri i nxirrte ato jashtë trupit, hiqte dorë nga forca e vet. Dishepujt e Pitagorës, u mësuan të shmangnin marrëdhëniet seksuale sa herë që ishte e mundur. Por nëse e kishin të vështirë, matematikani u thoshte:”Ruajeni dimrin për kënaqësinë seksuale, në verë, hiqni dorë prej saj!”.

Heshtja, besonte Pitagora, ishte diçka shumë e rëndësishme. Qëndrimi i qetë, qe një mënyrë për të mësuar vetëkontrollin, dhe ai siguroi që cilido që dëshironte t’i bashkohej kultit të tij, të mund ta bënte atë. Çdokush që u regjistrua në urdhrin e tij, duhej ta mbyllte gojën dhe të mos fliste për 5 vjet rresht. Pjesërisht, kjo përdorej për t’i ndihmuar njerëzit të qëndronin të pastër. Por ka shumë arsye të besohet, se ky rregull kishte të bënte më tepër me sigurinë e ruajtjes së sekreteve.

Pitagora ishte kaq shumë i fiksuar me bindjen e verbër të ithtarëve të tij, sa që dyshohet se ka mbytur me duart e veta në një nga nxënësit e tij më të famshëm, Hipasusin. Legjenda thotë se ky i fundit ishte personi i parë që provoi ekzistencën e një numri të paarsyeshëm – dhe se ky mund të ketë qenë shkaku i vrasjes.

Hipasusi vërtetoi se rrënja katrore e numrit 2, është një numër i paarsyeshëm dhe i pafundëm. Ky qe më shumë se sa thjesht një zbulim i madh – përfaqësonte një rebelim të hapur. Pitagora u kishte mësuar ndjëkësve se të gjithë numrat, mund të shprehen si raporte të numrave të plotë, dhe Hipasusi kishte guxuar të provonte se mësuesi i tij hyjnor e kishte gabim.

Sipas legjendës, sapo Hipasusi ia tregoi zbulimin e tij Pitagorës, ndërsa të dy gjendeshin në një anije, ky i fundit e çoi me forcë në njërën anë të anijes dhe ia zhyti kokën në ujë derisa e mbyti. Pastaj e hodhi trupin e pajetë në det, u kthye nga të tjerët duke i paralajmëruar të mos i tregonin askujt se çfarë kishte ngjarë.

Por kjo histori ndoshta nuk është e vërtetë. Ngjan me tepër si një version i stërholluar i një legjendë pitagoreane, që thoshte se Hipasusi u mbyt nga perënditë, si ndëshkim për zbulimin e sekretit të numrave të paarsyeshëm.

Por sërish kjo histori zbulon diçka të tmerrshme për kultin Pitagorean. Besohet se ata që e përhapën këtë histori, synonin të paralajmëronin ithtarët, se nëse i ndanin sekretet e kultit me botën, i priste një fund tragjik. (Tirana Today)

Tags: e çuditshmejetaMatematikanPitagoraudhëheqës kulti

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post
epa06114493 A convoy of vehicles with US soldiers enters Macedonia from Bulgaria at the border crossing near the town of Kriva Palanka, The Former Yugoslav Republic of Macedonia on 28 July 2017. Some 300 US soldiers, accompanied by 95 Macedonian soldiers will participate in a joint exercise at the largest Macedonian military base and training area  in Krivolak in east-central Macedonia.  EPA/GEORGI LICOVSKI

Marinsa amerikanë kanë nisur stërvitje me trupat maqedonase rreth 100 km nga Shkupi

Shtypi i ditës, 1 gusht 2017

Shtypi nga bota, 1 gusht 2017







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Ekonomi

Skema e pensioneve në krizë, 106 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin në 2025

by mirseda
18:06 | 08/06/2026
0

Pensionet vijojnë të kushtojnë më shumë sesa arkëton skema e sigurimeve shoqërore. Edhe pse gjatë vitit të...

Merkato e nxehtë në Shkodër, rindërtimi nis nga mbrojtja/ Tre lojtarë jashtë planeve të Vllaznisë

18:00 | 08/06/2026

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com