Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mashtrimi/ Mediat turke: Si po fshihet në Shqipëri bosi i kriptomonedhës

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Foto / Media turke nxjerr foto nga recepsioni, një person ndihmon Fatih Özer

Në kërkim për rreth 2 miliardë dollarë, turk Faruk Fatih Özer sipas mediave vendase rezulton të jetë i fshehur në Shqipëri. Madje, CNN turk ka publikuar foto teksa Özer, themeluesi i kompanisë Thodex bën “Check In” në një prej hoteleve në Tiranë. Mediat turke shkojnë edhe më tej kur shkruajnë se ai po fshihet nga mafia shqiptare kundrejt ryshfetit. I riu i kërkoi motrës së tij më 18 prill të gjitha dokumentet e kompanisë dhe dy ditë më vonë u arratis në Shqipëri. Özer iku nga Turqia me këto dokumente dhe miliona dollarë para kripto që fitoi duke mashtruar 400 mijë njerëz. Sipas të dyshuarve, dëshmia e të cilëve u mor në hetim, 5 drejtuesit e ndërmarrjes që ishin në arrati ishin të vetëdijshëm se Özer do të shpëtonte.

Arratisja

Megjithëse Özer tha se u largua jashtë vendit me qëllimin për të gjetur një partner të huaj, vlerësohet se ai vendosi të arratisej pas hetimit të nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik Anadoll të Stambollit. Me njoftimin e kuq të lëshuar nga autoritetet turke, CNN shkruan se Özer arriti t’i shpëtojë policisë shqiptare dhe 4 ekipeve turke të policisë falë ryshfetit. Nuk ka asnjë provë që Özer u largua nga Shqipëria, kështu që konsiderohet se ai ende fshihet në këtë vend, vijon agjencia. Më tej thuhet se policia shqiptare kreu një hetim gjithëpërfshirës për arrestimin e Özerit, të gjithë ata që kishin kontaktuar që kur ai hyri në vend u ndoqën dhe informacioni që vinte në linjat e denoncimit u vlerësua menjëherë. Theksohet se Özer i kushton vëmendje të mos përdorë asnjë pajisje komunikimi teknologjik dhe se ka shokë rreth tij që e udhëzojnë se ku do të shkojë dhe me kë do të takohet. Sipas mediave turke, në fotografitë pranë hotelit, Özer shoqërohej edhe nga një person tjetër me pallto të kuqe, shtetas shqiptar, i cili e priti në aeroport dhe e çoi në hotel. Mësohej se personi me një pallto të kuqe ishte kërkuar nga policia shqiptare mes të dyshuarve.

Arrestimet në Turqi

Në hetimin e nisur më 22 prill nga Kryeprokurori Publik Anadoll, 78 nga 82 të dyshuarit, ndaj të cilëve ishin lëshuar urdhër-arreste, u arrestuan. Përpjekjet janë duke u zhvilluar për kapjen e 4 të dyshuarve të arratisur, përfshirë themeluesin dhe menaxherin e Thodex, Faruk Fatih Özer.

Aludimet për pengmarrje

Një ditë më parë gazeta turke “cumhuriyet” bëri të ditur se, dy motoçiklistë kishin parë një makinë misterioze me targa 06 AGA, brenda të cilës u fut 27-vjeçari turk. Themeluesi i “Thorex”, 27 – vjeçari Faruk Fatih Özer, është kthyer kështu në një telenovelë lajmesh në Turiqi, ndërkohë që kërkimet dhe hetimet janë fokusuar tashmë në Shqipëri, ku mendohet se mund të kenë kaluar një pjesë e mirë e parave të përfituara prej tij. Ai akuzohet për mashtrimin e më shumë se 400 mijë qytetarëve dhe, sipas mediave turke, dyshohet se Özer  ka pasur lidhje me grupe kriminale në Shqipëri. Dyshohet se  Özer mund të jetë mashtruar nga mafia shqiptare për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Lëvizjet e befta të kursit të këmbimit hedhin dyshime pë futjen e valutës nga Özer dhe miqtë e tij.

Tags: fatih ozerkriptomonedhaturku

TË LIDHURA

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset
Aktualitet

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit
Aktualitet

“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

21:47 | 15/10/2025
Next Post
25 Prilli/ Përfaqësuesja e SHBA në OSBE- Qeveria përfitoi në zgjedhje nga posti

25 Prilli/ Përfaqësuesja e SHBA në OSBE- Qeveria përfitoi në zgjedhje nga posti

Video/ Zhgënjen Vllaznia, Tirana fiton me përmbysje në Shkodër

Kategoria Superiore – Analizë e gjuajtjeve në portë për 10 javët e fundit

Vrasja e Klodian Rashës, OSBE: Keqardhje, të hetohet dhe të vihet drejtësi

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ODIHR falënderon Policinë e Shtetit







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com