Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mashtrime,helmime, vrapim deri në sfilitje: Maratona më e rrezikshme në histori

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Mashtrime,helmime, vrapim deri në sfilitje: Maratona më e rrezikshme në histori

Lojërat Olimpike janë vlerësuar prej kohësh si shfaqja më kulmore e arritjeve njerëzore. Fituesit e medaljeve të arta në këtë turne hyjnë në histori si legjenda. Zakonisht, qytetet ku zhvillohen ato janë kryeqytete të vendeve njohura si Athina në Greqi apo Parisi në Francë.

Por, ky nuk ishte rasti në vitin 1904. Lojërat e treta Olimpike dhe të parat në Shtetet e Bashkuara nuk u mbajtën në Uashington, por në Sent Ljuis dhe përfshinë më shumë helm miu dhe alkool sesa mund të pritej gjatë një maratonë në olimpiadë.

Problemi i parë për organizatorët ishte vetë vendndodhja e Sent Ljuis. Një atlet që vinte nga jashtë kontinentit amerikan duhej të bënte një udhëtim të gjatë me anije dhe më pas rreth 1600 km me tren në mënyrë që të mbërrinte në olimpiadë.

Përveç kësaj, rusët dhe japonezët ishin në luftë më njeri-tjetrin në atë kohë, gjë që pengoi shumë vende të dërgonin sportistë në SHBA. Në total vetëm 12 vende arritën të përfaqësoheshin në ato lojëra, dhe vetëm 62 nga 652 atletë nuk ishin nga Amerika e Veriut. Maratonat fillojnë zakonisht në mëngjes.

Por në Sent Ljuis, ajo nisi në pikun e vapës pasditen e hershme. Temperatura ishte 33 gradë Celcius ndërsa lagështia e ajrit mbi 90 për qind. Duke marrë parasysh këta faktorë, gara u zhvillua në fakt në temperaturën 57 gradë Celcius. Si rregull, temperatura ideale për një maratonë është rënë dakord të jetë midis 5-10 gradë Celcius.

Vetëm 32 vrapues nga 4 vende morën pjesë në atë garë. Një përqindje e vogël e atij grupi ishin vrapues të suksesshëm, dhe kishin fituar më herët një maratonë. Sidoqoftë, shumica ishin amatorë. Në fakt 2 vrapues ishin nga fisi Tsuana që shkuan në Sent Ljuis si pjesë e një ekspozite në panairin botëror, dhe që do të garonin zbathur. Ndërkohë në maratonë merrnin pjesë 10 grekë që nuk kishin marrë pjesë kurrë në ndonjë garë.

Një tjetër vrapues interesant ishte Andarin Karvahal me origjinë nga Kuba, ku punonte si postier. Ai nisi të vraponte për të fituar para. Dhe sapo Andarin bëri mjaftueshëm para, bleu një biletë për në SHBA dhe u nis për në Nju Orlins. Sapo mbërriti atje i humbi të gjitha paratë e tij në një lojë me zare.

Kjo e detyroi atë që të ecte më këmbë dhe të bënte autostop rrugës për të shkuar në Sent Ljuis. Kur u rreshtua në vijën e startit të maratonës, ai kishte veshur një këmishë me mëngë të gjata, pantallona të gjata të zeza, këpucë dimërore dhe kishte vendosur një kapele në kokë.

Pra shumë larg imazhit të dikujt që përgatitej të vraponte për një distancë të gjatë si ajo e maratonës.

Një vrapuesi i erdhi keq kur e pa në atë gjendje në atë ditë tepër të nxehtë, dhe i ofroi gërshërët për të shkurtuar pantallonat. Gari filloi dhe vrapuesit nisën të ndjekin kursin e përshkruar nga një prej zyrtarëve si “më i vështiri i përshkruar nga një qenie njerëzore”. Pista ishte një rrugë fshati shumë e keqe.

Ajo ishte i mbushur me gurë dhe shumë papastërti. Përveç kësaj, pista kishte 7 kodra që varionin nga ato me pjerrësitë buta 33 metra të larta,deri tek kodrat 100 metra të larta dhe shumë të pjerrëta. Ndërkohë, vrapuesit duhej të shmangnin makinat, karrocat, tramvajet dhe çdo gjë tjetër që mund të qarkullonte në atë kohë.

Makinat që lëvizin përreth vrapuesve ngrinin në ajër një sasi të madhe pluhuri drejt vrapuesve, çka bënte që ata ta kishin shumë të vështirë të merrnin frymë në temperaturat 30 gradë Celcius. Dikush mund të mendonte se për të zbutur disi ato kushte të tmerrshme, organizatorët duhej të kishin vendosur disa pika ku vrapuesit mund të pinin ujë, që të mbeteshin të hidratuar.

Por nuk ndodhi kështu. Xhejms Sallivan, një nga organizatorët kryesorë të garës, mendonte se hidratimi nuk ishte gjëja më e rëndësishme në botë, dhe e gjithë trajektorja e garës kalonte vetëm një herë pranë një pusi të vjetër me ujë të pisët, që potencialisht mund ta sëmurte me sëmundjen e dizenterisë çdo kënd që pinte ujë aty.

Ky pus ishte 17 km larg nga pika e fillimit të garës, dhe ishte i vetmi vend ku një vrapues mund të merrte ujë nga organizatorët. Në fillim të garës, i pari ishte Fred Lorz. Por më vonë ai u kalua nga Tomas Hiks. Ndërkohë vrapuesi nga Afrika e Jugut Len Tanunane, u ndoq përreth 1.5 km nga një tufë qensh endacakë.

Xhon Lordons nisi që të villte që në gjysmë miljen e parë të garës, dhe në fund e braktisi atë. Uilliam Garsia u gjet në anë të rrugës nga spektatorët në kilometrin e 30-të të garës duke vjellë gjak dhe me një stomak të dërrmuar. Besohet se nëse ai nuk do të ishte gjetur në ato momente do të kishte vdekur.

Ndërkohë postieri kuban Andarin po ecte goxha mirë në ato momente, duke u ndalur për ndonjë bisedë të shkurtër me çdo spektator që gjente rrugës. Gjatë vrapimit të tij ai u përpoq të bindte shoferin e një kamioni t’i jepte disa kokrra pjeshkë që ai pa brenda.

Pasagjerët ia refuzuan këtë kërkesë, megjithatë ai arriti të merrte një kokërr dhe të vazhdonte garën e tij. Më tej, ai pa një pemë molle dhe u ndal të merrte disa kokrra. Por mollët dolën të kalbura dhe i shkaktuan Andarin dhimbje të forta në stomak, duke i shkaktuar të vjellja. Për ta marrë veten ai vendosi të shtrihej dhe të flinte. Edhe sikur të ishte ndalur për çdo spektator apo të flinte siç po bënte në ato momente, kubani do ta përfundonte garën i 4-ti.

Kur kishte vrapuar gati 15 km, Fred Lorz nisi të vuante nga dhimbje të forta. Ndaj vendosi ta braktiste garën, dhe po kërkonte të hipte në një makinë në mënyrë që të festonte në ceremoninë e përfundimit me fituesit. Ai kaloi pranë vrapuesit Tomas Hiks, që mezi po vazhdonte garën në kilometrin e 16-të për shkak të vapës dhe dehidratimit.

Ai i kërkoi pak ujë trajnerit të tij që ishte në një makinë përpara. Por ky i fundit tha se mënyra më e mirë e veprimit do të ishte që t’i lagte gojën me pak ujë të ngrohtë të distiluar. Hiks u rraskapit shumë rreth 10 km nga fundi i garës, kur u thirr në ndihmë dr.Çarls Lukas.

Ai i dha Hiks një përzierje të stikninës dhe të bardhës së vezës, një përzierje së cilës ne do t’i referoheshim sot si “helm për minjtë”. Makina ku udhëtonte Lorz u prish rreth kilometrit të 30-të të garës. Ai nuk kishte më dhimbje, ndaj vendosi t’i ri-bashkohej garës pasi e kishte përshkruar pjesën më të madh të distancës. Ai arriti t’ia kalonte Hiksit, që po vuante efektet e ilaçeve, dhe doli i pari në finish.

Turma dhe organizatorët nuk e dinin që Fred nuk e kishte përshkruar më vrap më shumë se gjysmën e rrugës, apo që ishte skualifikuar zyrtarisht. Ndaj ceremonia zyrtare kurorëzoi Fred Lorz si fitues të maratonës. Vajza e presidentit Teodor Ruzvelt, Liza, bëri një foto me Fred duke i vendosur edhe një kurorë mbi kokë.

Sapo Lorzit do t’i jepej medaljen e artë, arriti lajmi mbi mashtrimin e Fred. Ndërsa brohoritjet u shndërruan shpejt në ulërima kundër tij, ai u përpoq të mbrohej duke pretenduar se në të vërtetë nuk do ta pranonte medaljen. Megjithatë dëmi ishte bërë tashmë, dhe ai u largua shpejt nga andej.

Ndërsa po ndodhte kjo ngjarje në finish Tomas Hiks po përballej me pasojat e helmimit, dhe e kishte humbur motivimin për të vazhduar garën në momentin kur Fred Lorz e kaloi aq lehtë. Por gjendja ndryshoi kur dëgjoi për skualifikimin e Fred, duke e shtuar ritmin e tij.

Lëkura shumë shpejt nisi ti bëhej ngjyrë gri, pasi helmi filloi t’i shkaktonte një efekt akoma më të rëndë.

Mjeku reagoi duke i dhënë akoma më shumë stikninë dhe të bardha vezësh. Kur as kjo gjë nuk dha efektin e dëshiruar, trajneri i tij u drejtua t’i jepte alkool ndërsa vraponte. Ky pati

më në fund efektin e dëshiruar. Hiks filloi të vraponte si një makinë e vajosur mirë.

Ai ishte i dehur, i helmuar dhe i rraskapitur, dhe kjo gjë i shkaktoi halucinacione. Pasi kishte bërë 32 km vrap, ai filloi të kishte haluçinacione se kishte edhe 20 milje të tjera për të bërë, ndaj u kap nga paniku.

Ai vazhdoi t’i kërkojë stafit të tij ushqim, por ata i dhanë thjesht më shumë uiski. Për mrekulli Hiks arriti vërtetë të shkonte në vijën e finishit, mirëpo u rrëzua para tij dhe duhej të tërhiqej mbi vijë nga ekuipazhi i tij. Ai mori medaljen e artë nga Liza Ruzvelt.

Nga 32 burra që hynë në maratonë, vetëm 14 arritën ta përfundonin të gjithë garën. U desh 1 orë dhe 4 mjekë që bënë çmos për ta ndihmuar Hiks të vinte në vete dhe të largohej nga stadiumi me këmbët e tij. Në 3 orë e 28 minuta, që iu desh të përfundonte garën ai kishte humbur mbi 3.5 kg masë trupore.

Burimi i lajmit: https://historyofyesterday.com/the-strangest-marathon-in-history-c9343ed51d8b

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: e rrezikshmehelmimMaratonasfilitje

TË LIDHURA

Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje të dielën
Aktualitet

Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje të dielën

18:35 | 09/05/2025
Giro d’Italia në Shqipëria, pamjet e përplasjes së çiklistikëve në etapën e parë
Aktualitet

Giro d’Italia në Shqipëria, pamjet e përplasjes së çiklistikëve në etapën e parë

18:22 | 09/05/2025
3 mijë të dënuar votojnë, burgjet në alarm sigurie
Aktualitet

3 mijë të dënuar votojnë, burgjet në alarm sigurie

18:19 | 09/05/2025
Next Post
“Kërkoi tepsi e timon”, Maliqi: Rama është çmendur nga braktisja e socialistëve

Maliqi i bindur: Më 25 prill ndodh rotacioni, LSI merr mbi 20 mandate

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Aleanca Shqipëri-Amerikë ka shqetësuar Moskën, Beogradin dhe Athinën

Basha me të rinjtë shkodranë: Nuk ka rrugë tjetër për ndryshim përveçse votës

Basha me të rinjtë shkodranë: Nuk ka rrugë tjetër për ndryshim përveçse votës

JU REKOMANDOJMË

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

19:01 | 02/05/2025
Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje të dielën
Aktualitet

Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje të dielën

by mirseda
18:35 | 09/05/2025
0

Në një mesazh në rrjetin social facebook, presidenti i PL Ilir Metaj, i bën apel mbështetësve dhe...

Giro d’Italia në Shqipëria, pamjet e përplasjes së çiklistikëve në etapën e parë

Giro d’Italia në Shqipëria, pamjet e përplasjes së çiklistikëve në etapën e parë

18:22 | 09/05/2025
3 mijë të dënuar votojnë, burgjet në alarm sigurie

3 mijë të dënuar votojnë, burgjet në alarm sigurie

18:19 | 09/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”. Fiton një danez

Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”. Fiton një danez

17:42 | 09/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com