E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

Maliqi i bindur: Më 25 prill ndodh rotacioni, LSI merr mbi 20 mandate

Deputeti Lefter Maliqi shprehet i bindur se më 25 prill do të ndodhë rotacioni politik.

Maliqi, i cili kandidon në Qarkun e Beratit në siglën e LSI-së ku është renditur i fundit, tha në Report TV se këtë gjë e ka kërkuar vetë dhe shton se do të dalë deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Mbështetjen për emrin tij, Maliqi e sheh edhe tek të majtët që sipas tij janë të zhgënjyer nga Partia Socialiste. Ndër të tjera, ai shtoi se në rang vendi LSI do të marrë mbi 20 mandate.

Lefter Maliqi: ”E kam kërkuar vetë për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në Kodin Zgjedhor, pasi tani votohet edhe kandidati. Unë do të nxjerr në pah vlerat e mia në atë qark, nëse i kam mbështetur me investime, nëse kam mbështetje popullore. E shoh si sfidë. Pretendoj se do të dal deputet në zgjedhje, dhe nëse nuk do të dal do të dal më i votuari.

E rëndësishme është që unë të punoj për njerëzit edhe këto 10 ditë që kam qenë në fushatë kam bërë të pamundurën, dhe kam një mbështetje shumë të madhe sidomos të majtët e zhgënjyer. Hera e parë në qarkun e Beratit që opozita e bashkuar të fitojë zgjedhjet, jam i bindur, kjo fushatë e bëri PS-në që të hanin kokat e veta. I mori në qafë edhe bashkëpunëtorët e tij, gjasme të dorëhequr. Të jeni të bindur se do të kalojë mbi 20 mandate në shkallë vendi pasi unë e shikoj frymën.  LSI ka dalë e vetëm për të maksimalizuar votën e majtë.’’

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...