Rritet bilanci i viktimave nga sulmi me armë në një qendër tregtare, në qytetin El Paso të Teksasit, SHBA.
Sipas mediave amerikane, mbi 20 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Policia ka identifikuar edhe autorin e dyshuar të masakrës dhe thuhet se është një banor i qytetit të zonës Dallas të Allen, i quajtur Patrick Crusius.
Ndërkohë, mediat vendase kanë publikuar edhe pamje nga ngjarja. Mësohet se policia porsa ka mbërritur në vendngjarje ka shkëmbyer zjarr me agresorët për më shumë se një orë, ndërsa ka arritur të arrestojë edhe tre prej tyre.