Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Masakra e Manastirit”/ Si kokat e 1000 krerëve shqiptarë përfunduan në Stamboll

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Masakra e Manastirit”/ Si kokat e 1000 krerëve shqiptarë përfunduan në Stamboll

kokaGjatë fillimit të shekullit XIX të gjithë popujt e Ballkanit u karakterizuan nga lufta për pavarësi. Ishte shekulli i formimit të kombeve dhe në fakt kjo nuk ishte vetëm një luftë nacionale e mbështetur nga patriotët por dhe një kërkesë e shteteve më të fuqishme evropiane.

Ideja për krijimin e një kombi të pavarur patjetër që do ishte dhe ajo e patriotëve shqiptarë. Perandoria osmane kishte shfaqur dukshëm shenjat e perëndimit të saj dhe ishte koha e duhur për ngjizjen e idesë kombëtare dhe formimit të shtetit shqiptar.

Historia na mëson se shqiptarët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e shtetit grek, duke dhënë jetën dhe gjakun e tyre për formimin e shtetit të ri dhe kontributi i shqiptarëve ka qenë vendimtar.

Por ç’na mëson historia shqiptare? Pse shqiptarët do e krijonin shtetin e tyre aq vonë? Përgjigjen na e jep vetë historia jonë e ngjyer me gjak e dredhi të jashtëzakonshme.  Siç e dimë që në vitet 1830 kemi luftën e pashallarëve shqiptarë për të krijuar shtetin autonom shqiptar, të shkëputur nga sulltani. Por duke qenë një bastion i lakmuar, osmanët bën të pamundurën për të shtypur çdo iniciativë dhe kryengritje për luftën për autonomi të shqiptarëve. Sulltani përdori të gjitha mënyrat për nënshtrimin e pasardhësve të Skënderbeut. U ndërmorën shumë ekspedita dhe u organizuan shumë sulme për nënshtrimin e shqiptarëve, për shuarjen e idesë së kombit shqiptar, duke mohuar çdo mëvetësi të gjuhës e të kombit.

Me dredhi ai arriti të mposhtte kështjellën e Janinës dhe  përpjekjen e Bushatllinjve të famshëm. Urdhri i Sulltanit ishte i prerë: “Shqipëria duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, zjarr e barot”. Dhe pashallarët që ishin shërbyes të zellshëm të Sulltanit patjetër që do kryenin rolin e kolonës së pestë për Shqipërinë e brishtë. U eliminuan një nga një krerët e kombit shqiptar. Sulltani dëshironte të shtynte dhe një shekull zotërimin e tij në trojet shqiptare. Dhe si gjithmonë do përgatiste një nga masakrat e saj më të mëdha që ka hyrë në histori si masakra e Manastirit.

Është folur shkarazi për këtë fatkeqësi të madhe kombëtare në fakt. Por ngjarjet rrodhën si më poshtë.

Në 9 gusht të vitit 1830, Mehmet Reshit Pasha i fton feudalët shqiptarë të Toskërisë  në Manastir për t’i njoftuar reformimin e ushtrisë osmane sipas stilit evropian. U vendos që ushtria turke të realizonte një paradë ushtarake dhe më pas do organizohej një festë enkas për feudalët shqiptarë të Jugut.

Në kohën kur ushtria po parakalonte para të ftuarve, turqit i drejtuan armët nga tribuna dhe brenda pak minutash 1000 feudalë shqiptarë vriten në mënyrë makabre. Një pjesë e madhe e kokave të tyre përfunduan në Stamboll.

Kjo ishte një masakër e përmasave të mëdha sepse pjesa më e madhe e tyre ishin patriotë dhe luftonin për të mirën e Shqipërisë. Kështu u zhdukën një nga një patriotët tanë duke e lënë vendin tonë të fundit në Ballkan në krijimin e shtetit shqiptar.

(Historia e popullit shqiptar)

Tags: 1000 shqiptarekokatManastirsulltani

TË LIDHURA

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

22:11 | 05/11/2025
Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë
Politikë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët
Aktualitet

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Next Post
6 muaj stërvitje/ Rama: Ja kur del në terren Njësia Speciale

6 muaj stërvitje/ Rama: Ja kur del në terren Njësia Speciale

Treshja jonë politike

Treshja jonë politike

Kina “gjunjëzohet” para koronavirusit, i kërkon ndihmë Bashkimit Evropian

Kina “gjunjëzohet” para koronavirusit, i kërkon ndihmë Bashkimit Evropian







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

by mirseda
22:11 | 05/11/2025
0

Për kreun e SPAK, Altin Dumani, që nga krijimi i tij 6 vite më parë, SPAK ka...

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

20:37 | 05/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

20:21 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com