Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Martesa që përfundoi në dhunë”, motra e viktimës: Ish-bashkëshorti e përndiqte prej kohësh

3 javë ago
in Aktualitet, Kryesore

Marjana Kalaj, nuk mundi ta shikojë të gjallë motrën e saj Xhuanën, ndërsa ajo po lëngonte në shtratin e spitalit në momentet e fundit të jetës. Një ngjarje e cila edhe sot fsheh shumë mistere, ndërsa ish-bashkëshorti i Xhuanës, Eraldo Fizi, vazhdon të jetë në arrati. Xhuana e cila ishte vetëm 25 vjeç, kur i dha fund jetës, por që pas la një letër, si dëshmi të dhunës që Eraldo shkaktoi mbi trupin e saj. Atë natë ku nga sa kuptohet ata ishin bashkë në një apartament të marrë me qira nga Xhuana në Tiranë, me qëllimin për t’u sqaruar, por që mesa duket biseda midis tyre përfundoi në dhunë dhe
më tej në aktin final të vetëflijimit nga 25 vjeçarja.

“Xhuana punonte çdo ditë, ai nuk punonte dhe sikur përjetoi një gjendje shumë të rëndë nga ky ambient toksik dhe vendosi të ndahej se nuk shkonte më marrëdhënia siç duhej”, deklaron Marjana Kalaj. Sipas rrëfimit të motrës Marjana, Xhuana dhe Eraldo kishin vite që njiheshin. Madje që nga koha e shkollës dhe kjo i kishte bërë të ishin bashkë. Një dashuri e cila dukej e pacënueshme nga asgjë dhe që në vitin 2025 u kurorëzua në martesë. Por pikërisht këtu gjithçka ndryshoi në sjelljen e Eraldos. Marjana tregon se ai filloi të bëhej agresiv dhe kjo solli kontradiktat e para dhe të thella midis tij dhe së motrës Xhuanës. Një faktor i rëndësishëm në helmimin e kësaj marrëdhënie u bë edhe familja e Eraldos, e cila sipas Marjanës, nuk e mbështeti Xhuanën. Një tjetër arsye e ndarjes së tyre të shpejtë u bë edhe jeta me vese e Eraldos, që po ndikonte në ekonominë e tyre të re si çift.

“Ka 7-8 vite që janë njohur. Pas një lidhje të gjatë u martuan. Mirëpo kur u martuan filluan problemet e shumta në familjen e Eraldos. Familja e Eraldos nuk e mbështeti. Pati dhunë psikologjike nga vjehrra. Ish- bashkëshorti vazhdoi jetën e tij të natës, të bixhozit”, shprehet ajo. Do të ishin pikërisht këto probleme që çuan Xhuanën në vendimin për t’u ndarë nga Eraldo dhe për të vazhduar jetën në Tiranë. Një vendim që sipas Marjanës, nuk u mor nga Xhuana për t’u ndarë përfundimisht nga Eraldo, pasi ajo e donte. Por për t’i dhënë kohë të reflektonte mbi të gjitha arsyet që e kishin kthyer marrëdhënien e tyre të re martesore në në një marrëdhënie toksike.

Xhuana kishte përfunduar studimet për jurisprudencë dhe ishte profilizuar në noteri. Profil që kërkonte ta ushtronte. ”Dhuna psikologjike ka qenë, por Xhuana e donte shumë dhe shpresonte që ai do të ndryshonte. Duke kaluar koha ajo mendonte se edhe kur të ndaheshin ai do të bashkohej. Xhuana jetonte me me shpresën se ai do të kishte një ndjenjë të madhe për të dhe do të jetonin bashkë, por ai ndryshoi totalisht. U bë shumë agresiv”, tha ajo. Do të ishte pikërisht kjo sjellje agresive e Eraldos, e cila sa do të vinte dhe do të bëhej më e pranishme në marrëdhënien e tij me Xhuanën, të cilën mesa duket ai e konsideronte si një pronë të tij të fituar që nga bankat e shkollës. Arsyeja për të cilën ai nuk e mirëkuptoi kurrë vendimin e Xhuanës për të lënë Lezhën dhe për t’u vendosur në Tiranë. Ku ajo kishte menduar që shkëputja e Eraldos nga gjiri toksik familjar ku ishte rritur, mund t’i jepte atij reflektimin e duhur se si duhet ndërtuar dhe mbajtur një marrëdhënie e re martesore.

”U bë shumë dhunues me fjalë. Nuk reshti së ndjekuri motrën deri sa natën e fundit që e kemi marrë vesh që motra dha jetën nga dhuna e tij. Dhunë barbare, dhunë që nuk e di se si ka vënë dorë te motra ime. Tre muaj pas martese që përjetoi këtë dhunë psikologjike, këtë ambient toksik te familja e burrit. Nuk gjente rehati. Dhe mendonte që ndoshta të dy të ndarë do fillonte një jetë e re në Tiranë sepse motra erdhi në Tiranë për arsye pune. Të gjente veten në profesion me shpresën që jeta e saj do ishte shumë më bukur, por ai nuk e la të qetë. Ndoshta nga xhelozia e tepërt, ndoshta nga idea që motra po ndihej mirë në Tiranë, do fillonte një punë notere në profesionin e saj dhe nuk e dimë akoma pse ai ushtroi dhunë ndaj motrës sonë”, shprehet Marjana.

Sikundër Marjana rrëfen, Eraldo nuk e la të qetë Xhuanën as në Tiranë. Aty ku ajo ishte zhvendosur fillimisht te motra e saj dhe më pas kishte marrë një apartament me qira bashkë me një shoqen e saj. Por pa e menduar se më e keqja ende nuk kishte ardhur dhe se do e përcillnin motrën e tyre për herë të dytë të veshur me fustanin e nusërisë, por këtë herë të veshura me të zeza.

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Aksident në qendër të Fierit, “Porsche” përplas dy mjete të parkuara

Zgjedhjet në Kosovë/ Arrestohen pesë persona për kërcënim ndaj votuesve

Tatimet dhe FMN diskutojnë zbatimin e ”Paqes Fiskale”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com