Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Martesa, mitet dhe traditat më të çuditshme përgjatë historisë

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Martesa, mitet dhe traditat më të çuditshme përgjatë historisë

Njerëzit në botë martohen që nga koha e egjiptianëve të lashtë, romakëve dhe babilonasve, dhe shumë prej traditave të tyre zbatohen ende sot. Natyrisht, me një tjetër kuptim. Për shembull unazat e martës janë përdorur edhe nga kohërat e lashta egjiptiane (2800 P.E.S), ndërsa qenë romakët ata që krijuan zakonin e vendosjes së saj në gishtin e dorës së majtë.

Sipas besimeve të kohës, gishti i parafundit ose i unazës përmbante venën që mbërrin deri në zemrën e njeriut. Ndërkohë rituali i shkëmbimit të unazave, si një simbol i premtimit të dashurisë mes dy bashkëshortëve, daton që në Mesjetë. Që në Kohën e Babilonisë (1700 P.E.S), u konsoliduan një sërë traditash, që lidheshin me një pikëpamje kontraktuale të martesës, të rregulluara në Kodin e Hamurabit, si një nga koleksionet më të vjetra të ligjeve në botë.

Më shumë se një akt i dashurisë mes dy njerëzve, martesa përfaqësonte në fakt një bashkim mes dy pronave të dy familjeve. Shumë shpesh, të porsamartuarit, nuk qenë takuar asnjëherë para ditës së dasmës. Kësisoj velloja që mbulonte fytyrën e nuses, nuk kishte ndonjë funksion estetik, por shërbente për të mbuluar tiparet e nuses deri në fundin e festimeve, në mënyrë që të shmangeshin mendimet negative apo pakënaqësi e dhëndurëve të “zhgënjyer”

Ndërkaq, e para që veshi një fustan të bardhë për dasmë ishte Ana e Bretanjës, gjatë martesës së saj me Luigjin XIII të Francës në vitin 1499. Kjo qe martesa e saj e tretë (kishte ndërkohë shumë fëmijë dhe akuzohej për bigami), por pavarësisht nga kjo, ngjyra e papërlyer e veshjes së bardhë, u shndërrua me kalimin e kohës një simbol i pastërtisë së nuses.

Ajo që e shndërroi vërtetë në modë fustanin e bardhë ishte, ishte Mbretëresha e Britanisë së Madhe Viktoria më 1840. Edhe shoqërueset e nuseve, kanë një historik të lashtë. Besohet se egjiptianët e lashtë dhe romakët, e rrethonin nusen me gra të veshura në mënyrë të ngjashme të saj, për t’i shmangur dhe ngatërruar frymët e liga përreth saj.

Megjithatë, shoqërueset shërbenin ndonjëherë edhe si një mekanizëm mbrojtës. Shumë martesa në Mesjetë kryheshin me ndërmjetësim, çka rrezikonte që në rastin e një dashurie të ndërprerë në mënyrë të dhunshme, dashnori të tentonte të rrëmbente ish të dashurën pikërisht në ditën e saj të dasmës.

Edhe porosia për të hyrë në shtëpinë e re në krahët e bashkëshortit, imponohej nga fakti që në shumicën e rasteve gruaja e tij ishte martuar kundër vullnetit të saj, dhe në këto kushte mund të tentonte të arratisej. Pas ceremonisë së dasmës, çifti më në fund mund të çlodhej: mbi ta hidheshin kokrra grurit si një urim për pjellori, një gjest që në ditët e sotme është zëvendësuar me hedhjen e orizit, ato shiritave të grimcuara të letrës.

Dikur, të porsamartuarit nuk udhëtonin jashtë vendit siç ndodh sot rëndom për muajin e mjaltit. Tradita lindi vetëm në shekullin XIX, dhe në fillim ka qenë një privilegj vetëm i shtresës së pasur. Vetëm kur një martesë ishte “konsumuar”, konsiderohej e vlefshme dhe shpesh burri duhej t’u tregonte të afërmve “provat” e marrëdhënieve seksuale me gruan e tij.

Dikur nga një çift nuk pritej vetëm sakrificë e vetëmohim ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj atdheut. Gjatë periudhës së fashizmit në Itali në vitet 1920-1930, qindra e mijëra çifte dhuruan vullnetarisht unazat e tyre të martesës, për të kontribuar financiarisht në pushtimin kolonial italian të Etiopisë.

Ky gjest që në ditët tona duket pothuajse absurd, lindi si një përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Lidhja e Kombeve ndaj Italisë, pas pushtimit të Etiopisë në tetorin e vitit1935. Për të përballuar shpenzimet e luftës, të rënduara nga embargoja, regjimi fashist kërkoi donacione nga qytetarët italianë në ar dhe argjend, dhe për këtë u ngritën mijëra pika të grumbullimit të metaleve të çmuara.

Kulmin kjo fushate intensive propagandistike e arriti në Ditën e Besimit, më 18 dhjetor 1935, ku vetëm në Romë dorëzuan unazat e tyre, kryesisht prej ari, më shumë se 200 mijë njerëz. Në këmbim autoritetet i dhanë çifteve nga një dekoratë prej hekuri ku shkruhej “Ari për atdheun!

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: çuditshmehistorisëmartesamitetpërgjatëtraditat

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 26 shtator 2017

Shtypi i ditës, 26 shtator 2017

Çfarë ka ndodhur më 26 shtator?

Çfarë ka ndodhur më 26 shtator?

“Penda, objekti më i shtrenjtë”, ish-ministri: Pse iu përgjigja ashtu Përparim Kabos

“Penda, objekti më i shtrenjtë”, ish-ministri: Pse iu përgjigja ashtu Përparim Kabos







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com