Qeveria ukrainase ka paralajmëruar Rusinë kundër provokimeve, pasi të dy vendet pritet të nënshkruajnë një marrëveshje me Kombet e Bashkuara dhe Turqinë, që do të lehtësonte eksportet e grurit.
“Asnjë përcjellje transporti nga anijet ruse dhe asnjë prani e përfaqësuesve rusë në portet tona”, shkroi të premten në Twitter Mykhailo Podolyak, këshilltar i shefit të shtabit të Presidentit ukrainas. “Në rast provokimesh, një përgjigje e menjëhershme ushtarake”.
Podolyak shtoi gjithashtu se Ukraina nuk po nënshkruan një marrëveshje me Rusinë, por me Turqinë dhe OKB-në. Ai tha gjithashtu se inspektimet e anijeve do të kryhen në ujërat e Ukrainës nga grupe të përbashkëta, nëse është e nevojshme.
Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today