Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Marijuana në Mal të Zi, PD: Kaloi nga Shqipëria pa i hyrë gjemb në këmbë

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Marijuana në Mal të Zi, PD: Kaloi nga Shqipëria pa i hyrë gjemb në këmbë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 2.6 ton drogë ditën  djeshme në Mal të Zi.

Ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj tha se kamioni me targa shqiptare kaloi në territorin shqiptar pa i hyrë gjemb në këmbë, ndërsa akuzoi policinë se mbajti të fshehtë ngjarjen.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj u shpreh se ka prova të bashkëpunimit të qeverisë me krimin.

Sipas tij, krimi është arssyeja pse qeveria e Edi Ramës sot është tërësisht e refuzuar dhe pa asnjë besueshmëri për agjensitë lgjzbatuese partnere.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Media raportoi se dje, në Podgoricë, është kapur një sasi prej 2.6 ton lëndë narkotike.

Kamioni së bashku me lëndën masive të drogës ka kaluar në gjithë territorin shqiptar, prej Kapshticës e deri në Han të Hotit. Pa u shqetësuar e pa i hyrë gjemb në këmbë.

2.6 ton lëndë narkotike janë kapur përtej kufirit shqiptar, në Mal të Zi. Kjo ngjarje risjell edhe një herë në kujtesën e shqiptarëve vitet e errëta 2014-2017 të qeverisë Rama kur vendi u shndërrua në plantacion gjigand droge e kur sasi të tilla masive përshkonin territorin shqiptar, vite kur policia shqiptare ishte bashkëpunëtore dhe mbështetja e këtij trafiku ishte deri në rangje qeveritare.

Kjo ngjarje, e cila mbahet e fshehur nga qeveria, apo duke e kaluar me një njoftim të thatë, është provë e qartë, se qeveria e Ramës, vetëm “qimen e bardhë ka ndërruar, por zakonin nuk e ka harruar”.

E njëjta papërgjeshmëri politike, i njëjti skenar bashkëpunimi me krimin, i njëjti skenar justifikues i policisë, sipas së cilës për drogën e kapur jashtë kufijve, që ishte gjeneruar apo kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, kjo e fundit kishte kontribuar duke bashkëpunuar! E në fakt ka edhe një rastësi tjetër: sasi të tilla çuditërisht si në atë kohë edhe tani, zbulohen para periudhave zgjedhore.

Provë është fakti se lëvizjet e drejtueseve të policisë në këto ditë, nuk synojnë luftën ndaj krimit e drogës, e trafikut, por thjesht përgatitjen për mësymjen në zgjedhje!

Kjo ngjarje, tregon në rastin më të mirë, se Policia e Shtetit është tërësisht e shpartalluar dhe se nuk ka kurrëfarë kontrolli mbi territorin dhe mbi fenomenin kriminal të drogës që është plaga me e madhe që e ka bërë Shqipërinë të lëngojë nën qeverisjen Rama.

Në rastin më të keq, atë që ka më shumë gjasë, tregon se policia është bashkëpuntorë me krimin.

Rrugët, portet dhe dyert e kufijve të Shqipërisë janë të shkallmuara që droga të trafikohet në sasira kolosale.

Në fakt është edhe njëra edhe tjetra.

Policia e shtetit e rënë në duart e njerëzve që dallohen për bashkëpunimin me krimin dhe trafiqet, nga njëra anë e kanë shpartalluar me qellim atë, e nga ana tjetër, pasi e kanë paralizuar praktikisht, krerët e saj janë aksionerët kryesorë në trafikun e drogës.

Ja pse qeveria e Ramës sot është tërësisht e refuzuar dhe pa asnjë besueshmëri për agjensitë lgjzbatuese partnere.

Edhe sikur të marrim për të vërtetë versionin e Policisë së Shtetit në deklaratën e saj për shtyp, kur pohon se kamioni me ngarkesën e drogs ka hyrë nga Greqia e ka dalë në Mal të Zi, dhe se policia shqiptare nuk ka patur asnjë sinjalizim.

Në fakt, midis Greqise, Shqipërisë dhe Malit të Zi, fatkeqësisht vendi i cili dallohet në këtë 8 vitet e fundit, në gjithë raportet ndërkombëtare si gjenerues i kanabisit, vend kultivues i tij, është Shqipëria.

Kjo është e vërteta e hidhur që Rama, i ka bërë vendit tonë, pasojat e së cilit janë duke i vuajtur shqiptarët.

Kjo është një ndër arsyet se përse vendet e BE-së, qartësisht e vënë gishtin në plagë, teksa detyrohen të mos hapin dyert e integrimit.

Krimi dhe trafiqet janë një nga produket e vetme “Made in Albania” të përcjella në Europë. Krime, trafiqe, pasiguri dhe strehë e ngrohtë për kriminelët është shndërruar ky vend nga Edi Rama.

Ndaj, zgjidhja e vetme për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë, është të reagojmë të gjithë së bashku me vote në 25 prill, për të larguar këtë regjim të krimit si e zeza më e madhe për ne, e që përditë e më shumë po shndërrohet si i tillë edhe për Europën.

Në 25 prill, të izolojmë bandën në qeveri për të mos pranuar izolimin e vendit nga bota.

Në 25 prill, të çlirohemi nga droga e nga bandat për një të ardhme europiane për vendin. Në 25 prill, të çlirojmë vendin nga krimi e t’i hapim rrugën sundimit të ligjit dhe prosperitetit.

 

Tags: Enkelejd AlibeajMal i ZimarijuanePD

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Rindërtimi: Apartamentet me short, Ahmetaj zbardh projektvendimin

Rindërtimi: Apartamentet me short, Ahmetaj zbardh projektvendimin

Biden thyen rekordin e Obamës, mbledh rreth 70 milion vota

Biden thyen rekordin e Obamës, mbledh rreth 70 milion vota

Trump-Biden, akuza ndaj njëri-tjetrit në shtetet përcaktuese për zgjedhjet

Trump sërish me akuza: Po gjejnë vota për Biden, sa keq për vendin tonë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com