Cristiano Ronaldo në këtë Botëror ka vendosur që të lëri mjekër dhe është shprehur se i sjell fat. Ai ka vendosu që ta mbajë atë gjatë gjithë këtij eventi, por Marcelo është tallur keq më shokun e tij të skuadrës tek Real Madrid.
“Ej, miku im… çfarë të kanë bërë aty poshtë?”, ka qenë komenti i bërë nga braziliani në një postim të bërë nga CR7 në Instagram.
Një mesazh ky që ka argëtuar shumë ndjekësit e ndjekësve të Cristiano Ronaldo, i cili ka vendosur ta mbajë mjekrën për fat para ndeshjes me Spanjën.
Fat që e ka ndjekur edhe në ndeshjen kundër Irani-t, e fundit e Grupit B, me Portugalinë që ka rrezikuar të pësojë gol dhe të eliminohet nga Kupa e Botës.
Do të kishte një dështim i dyfishtë për Ronaldo-n, i cili ka humbur penalltinë që mund t’i kishte siguruar fitoren kampionëve në fuqi të Europës. Ndeshja u mbyll 1-1 dhe Portugalia doli e dyta në Grupin B.











