Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Maqedonia me qeveri të re; Zaev zgjidhet kryeministër. Rritet përfaqësimi i shqiptarëve

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Maqedonia me qeveri të re; Zaev zgjidhet kryeministër. Rritet përfaqësimi i shqiptarëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 62 vota pro dhe 44 kundër dhe 5 abstenim votoi Qeverinë e re me kryeministër Zoran Zaev. Pro qeverisë votuan deputetët e shumicës parlamentare, kundër ata të VMRO-së ndërsa abstenuan deputetët e Lëvizjes BESA.

Emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

  • Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm
    Spasovski ishte Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike pas Marrëveshjes së Përzhinës, deputet, këshilltar dhe sekretar në Komunën e Kumanovës.
  • Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes
    Shekerinska përveç si ish-kryetare e partisë dhe ish-deputete në shumë mandate, njihet si ish zëvendës kryeministre për euro-integrime në vitin 2004, kur Maqedonia hyri në fazën e parë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim me BE-në.
  • Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm
    Dimitrov njihet si negociator për kontestin e emrit; ish ambasador në SHBA dhe Holandë, përfaqësues i Maqedonisë në Organizatën për ndalim të armëve kimike, bashkë-agjent i Maqedonisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ish shef i kabinetit për siguri kombëtare, ish zv/ministër i punëve të jashtme, ndërsa kishte refuzuar emërimin e tij si ambasador në Rusi.
  • Dragan Tevdovski, Ministër i Financave
    Tevdovski është doktor i Shkencave ekonomike dhe punon si profesor në Fakultetin ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Ai ka realizuar 5 qëndrime studentore jashtë vendit dhe ka qenë student me mesatare maksimale.
  • Renata Deskoska, Ministre e Arsimit.
    Deskovska është profesoreshë universitare në Fakultetin Juridik, ish deputete, ish këshilltare për çështje kushtetuese dhe juridike në Kabinetin e Presidentit, eksperte e UNDP-së për Kornizë ligjore dhe dialog ndër-etnik, anëtare e komisionit ad hoc për hetimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit 2012.
  • Goran Sugarevski, Ministër për Transport dhe Lidhje
    Ish deputeti, Sugareski në përbërjen e kaluar parlamentare ishte koorditor i grupit parlamentar të LSDM-së. Njëherësh u shqua si deputeti që ka bërë më së shumë propozim-ligje dhe ka parashtruar më shumë pyetje. Ka qenë anëtare në Këshillin e Komunës së Prilepit.
  • Ljupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit

Nikollovski ishte sekretar i përgjithshëm i LSDM-së dhe ish zëvendës-ministër plotësues për Bujqësi, Pylltari dhe Ujësjellës në Qeverinë teknike, ish-deputet dhe avokat.

  • Milla Carova, Ministre për Punë dhe Politikë Sociale
    Carovska ka qenë këshilltare speciale e Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale dhe kryetare e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale të LSDM-së.
  • Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike
    Mançevski ishte nënkryetar i LSDM-së, deputet, shef i shtabit zgjedhor, anëtar në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe udhëheqës i Sektorit për të rinj në Agjencinë për të rinj dhe sport. Ka punuar si inxhinier në Agjencinë për komunikime elektronike.
  • Robert Allagjozovski, Мinistër i Кulturës
    Allagjozovskji është eseist, kritik letrar dhe përkthyes.
  • Edmond Ademi, ministër pa portofol 
    Ademi ka qenë këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme, drejtor general në Liberta Institutin për hulumtime politike dhe ekonomike, ish-asistent i ambasadorit në SHBA (2007-2009), ish-specialist për media/ diplomaci publike në ambasadën e SHBA-së në Shkup.
  • Koço Angjushev, ministër pa portofol 
    Angjushev është profesor i rregullt në Fakultetin Makinerik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, është autor i mbi 100 punimeve shkencore në lëmin e tij, ndërsa nën udhëheqjen e tij janë realizuar mbi 50 projekte në industri në sferën e makinerisë dhe energjetikës.
  • Robert Popovski, ministër pa portofol 
    Popovski ka qenë kryeredaktor i programit informative në Tv Sitell dhe ish kryeredaktor dhe drejtor programues në Televizionin Kanal 5.

Për ministra pa portofol  nga kjo parti u propozuan edhe Adnan Qahil, Samka Ibrahimovski, Zorica Apostollovska si dhe Zoran Shaporiç.

Të zgjedhurit e BDI-së janë: 

  • Hazbi Lika, Zëvendës-kryeministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve
    Lika që nga viti 2009 nuk ka qenë aktiv as në parti e as në jetën politike. Ai më herët ka ushtruar postin e kryetarit të Komunës së Tetovës. Në vitin 2003 ka qenë zëvendësministër i Brendshëm, periudhë që shquhet për punësimin e policëve shqiptarë me libreza partiake.
  • Bujar Osmani, Zëvendës kryeministër për euro-integrime.
    Osmani kohë të gjatë është zëdhënës i partisë ndërsa paraprakisht ishte Ministër i Shëndetësisë. Osmani përmendej edhe në bombat e opozitës.
  • Sadulla Duraku, Ministër të ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor
    Duraku është nënkryetari i BDI-së dhe njëherit kryetar i Komunës së Likovës. Paraprakisht Duraku ka drejtuar Ministrinë e Bujqësisë dy vite resht.
  • Ramiz Merko, ministër pa portofol 
    Kundër ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Merko kohë më parë prokuroria ngriti padi për shpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare.
  • Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë
    32 vjeçari, Bekteshi ka ushtruar funksionin e promotorit ekonomik në Bruksel dhe Bern.
  • Bylent Salihu, Ministër i Drejtësisë
    Salihu fillimisht ka qenë drejtor në NP “Komunale” në Vrapçisht, pastaj drejtor në Inspektoratin e Gjuetisë dhe Pylltarisë të Maqedonisë.

Propozimet e Aleancës për Shqiptarët janë:

  • Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë
    Taravari njihet si ish kryetar i Bordit në Klinikën Universitare për Neurologji, profesor i neurologjisë dhe pediatrisë, anëtar i bordit të revistës mjekësore “Vox Medici” dhe revistës ndërkombëtare mjekësore “Medikus”.
  • Suhejl Fazliu, Ministër i vetëqeverisjes lokale
    Fazliu ishte konsulent i pavarur në E-qeverinë, shërbime për vetëqeverisje lokale për më shumë shtete, konsulent i pavarur në E-Tregti, shërbime për ndërmarrje publike për më shumë shtete; konsulent i pavarur për teknologji informatike dhe web aplikacione për kompani të ndryshme.
Tags: Maqedoniaqeveri e reshqiptaretZoran zaev

TË LIDHURA

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat
Aktualitet

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth
Aktualitet

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Zjarr masiv në Skuraj të Kurbinit! Flakët përhapen shpejt për shkak të erës së fortë
Aktualitet

Zjarr masiv në Skuraj të Kurbinit! Flakët përhapen shpejt për shkak të erës së fortë

20:31 | 11/07/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 1 qershor 2017

Shtypi i ditës, 1 qershor 2017

Shtypi nga bota, 1 qershor 2017

Shtypi nga bota, 1 qershor 2017

Çfarë ka ndodhur më 1 qershor?

Çfarë ka ndodhur më 1 qershor?

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat
Aktualitet

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

by mirseda
21:50 | 11/07/2025
0

Policia e Shtetit ka vijuar me rotacionet në nivel drejtuesish, duke emëruar drejtues të rinj në disa...

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025
Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’ tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’ tregun, ja vlera që kapi

21:14 | 11/07/2025
Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com