Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas nënshkrimit të protokollit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Meta e cilëson këtë si një vendim të marrë në kohën e duhur, ndërsa shton se ky hap i rëndësishëm nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta.
Postimi i Metës
Shqipëria dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut?? në #NATO!
Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike.
Vendimi i duhur në kohën e duhur!