Nga Dimitar Bechev “BIRN”/ A është tanimë një histori çështja e emrit të Maqedonisë? Duhet të shpresojmë të jetë kështu. Pasi parlamenti i Greqisë votoi pro ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, loja ka mbaruar, dhe Maqedonia e Veriut është një realitet.
Sidoqoftë, ndoshta sfidat për të ende nuk kanë mbaruar. Dhe ja si gjërat mund të shkojnë ende keq:Le ta fillojmë me lajmin e mirë. Në mënyrë inkurajuese, opozita e qendrës së djathtë në Greqi, po ndryshon qasje. Kiriakos Micotaqis, kreu i Demokracisë së Re, ND, një pinjoll i një dinastie së shquar politike, bëri fushatë kundër Marrëveshjes së Prespës.
Ai u sigurua që deputetët e tij të votonin “jo” më 25 janar. Por më pas e ndryshoi qasjen e tij, duke na kujtuar kthesën e kryeministrit Alexis Cipras, kur pranoi kërkesat e kreditorëve të eurozonës në verën e vitit 2015. Micotaqis konfirmoi se partia e tij, nuk do të bllokonte anëtarësimin e fqinjit të Greqisë në NATO.
Me Marrëveshjen e Prespës në fuqi, argumenton ai, legjislativi grek është i ligjërisht i detyruar të rregullojë protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në aleancë. Nëse gjithçka shkon pa probleme, Greqia mund të bëhet anëtarja e parë e NATO-s ,që e miraton traktatin e pranimit të Maqedonisë në Shkup, ndoshta në fillim të shkurtit.
Pa dyshim, tensionet e brendshme në Greqi, mund të zgjasin për disa kohë. Në muajin maj, mbahen zgjedhjet e Parlamentit Europian. ND do të sulmonte Ciprasin mbi çështjen e emrit të Maqedoninë, duke përfituar nga një opinion publik kryesisht armiqësor ndaj kësaj ideje.
Por në fund të fundit, karta e kryesore e kësaj partie do të jetë ekonomia. Pavarësisht gjithë aspektit mocional, mosmarrëveshja mbi emrin ka qenë gjithmonë një çështje simbolike historike, e cila gjallon kryesisht në mendjet e njerëzve.
Në Greqi, çështjet e ekonomisë përbëjne shqetësimin kryesor të votuesve, si kudo tjetër në fakt.
Micotaqis, që dëshiron ta zëvendësojë Ciprasin si kryeministër, e di këtë mirë. Ai ka kultivuar imazhin e reformatorit kompetent dhe teknokrat. I parë nga shumë njerëz, si një mbështetës i Marrëveshjes së Prespës, lideri i Demokracisë së Re është ndoshta i kënaqur që Syriza u mor vetë me këtë “patate të nxehtë”, duke i dhënë atij avantazhin që i nevojitej.
Faktori kryesor i rrezikut në këtë pikë është BE-ja. Maqedonia e Veriut, shpreson që krerët e shteteve dhe qeverive të bllokut, t’i çelin dritën jeshile nisjes së bisedimeve të anëtarësimit.
Megjithatë, nuk e dimë se si do të sillet presidenti francez Emanuel Macron, një kritik i spikatur i zgjerimit.
Në verën e vitit 2018, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, iu dha një “po” e kushtëzuar, por iu kërkua të bënin më shumë në fushën e sundimit të ligjit. Shkupi me siguri ka pasur disa arritje. Por ka edhe “skelete në dollap”. Për shembull, formimi i një kabineti pro-perëndimor në majin e vitit 2017, u mbështet në një marrëveshje midis Socialdemokratëve të kryeministrit Zoran Zaev dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), një parti e prekur nga korrupsioni, edhe për shkak të qëndrimit të saj të gjatë dhe të pandërprerë në qeveri.
Për të ndryshuar kushtetutën në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, Zaev u detyrua të bëjë një pazar tjetër Faustian:Anëtarët e ish-partisë qeverisëse, VMRO-DPMNE, u amnistuan nga ndjekja penale. Nëse Makron ose dikush tjetër në BE, sheh më nga afër situatën në vend, mund të gjejnë shumë gjëra që nuk janë të drejta.
Nëse BE e hedh poshtë vendimin e vet, kjo do të ishte një fatkeqësi për Zaevin, i cili shpreson në një nisje të shpejtë të negociatave. Rrugëtimi i Maqedonisë Veriore, mund të ballafaqohet me pengesa të tjera. Një ose më shumë shtete anëtare, mund të bllokojnë hapjen ose mbylljen e secilit nga 35 kapitujt e politikave, për të ushtruar presion mbi Shkupin.
Micotaqis, e ka bërë tashmë ka bërë një kërcënim të tillë, qoftë edhe vetëm për të siguruar mbështetësit e tij nacionalistë. Të tjerë mund të mbështesin Athinën – psh. skeptikët e zgjerimit në Evropën Perëndimore, Qipro apo Bullgaria, marrëdhëniet e të cilave me Maqedoninë e Veriut, janë gjithashtu të prekura nga mosmarrëveshje historike.
Pastaj sërish, ky është një skenar spekulativ. Mund ose ndodhë ose jo. Por diçka është e sigurt: Athina do të shohë nga afër se si qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta zbatojë Marrëveshjen e Prespës – p.sh a do ta përdorë vazhdimisht në komunikimet zyrtare, a do të përshtasë atë në dokumente, a do të vendosë emrin e ri mbi pasaportat e kështu me radhë.
Emri i ri bëhet zyrtar, kur Greqia të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO, hap që duhet të hidhet brenda muajit shkurt. Një tjetër e panjohur, është se si do të reagojnë lojtarët ndërkombëtarë. A mund të ndodhë që Rusia, Kina apo edhe Turqia, ku që të gjitha kanë arsye për t’u grindur me Perëndimin, të luajnë rolin e plangprishësit?
Për shembull, ata mund të vazhdojnë të përdorimin emrin Republika e Maqedonisë. Në prag të vizitës së tij në Beograd në mesin e janarit, Vladimir Putin sulmoi Marrëveshjen e Prespës, duke argumentuar se ajo ishte një tjetër rast, kur fuqitë perëndimore imponuan vullnetin e tyre ndaj vendeve të Ballkanit.
Maqedonia Veriore është gati të njoftojë OKB-në për ndryshimin e emrit. Se çfarë do të ndodhë më pas, ky do të jetë një gur prove. Një shtyrje e koordinuar nga Rusia dhe vende të tjera me ndikim, do të ketë një ndikim të rëndësishëm në politikën e brendshme në Maqedoninë e Veriut. Do të ishte një dhuratë nga qielli, për një kandidat nacionalist në zgjedhjet presidenciale të kësaj pranvere.
Sinjalet negative nga BE-ja, lidhur me bisedimet e pranimit, mund të turbullojnë më tej ujërat. Edhe nëse nuk do të arrinte të instalonte në presidencë një klon të Gjorge Ivanovit, VMRO-DPMNE mund të fitojë sërish terren kundër Socialdemokratëve, në rast se zgjedhjet e përgjithshme zhvillohen paralelisht me ato presidenciale.
Zaev mund të mbijetojë si kryeministër. Por ai do të jetë edhe më shumë i varur nga mbështetja e partive shqiptare, dhe i ndjeshëm ndaj sulmeve nga garda e vjetër e partisë së tij. Tek e fundit,
VMRO mund të luftojë për t’u rrikthyer në pushtet. Kthimi i saj, mund të jetë një bekim i pasi partia do të duhej të zbatonte Prespën, ashtu si Micotaqis në anën tjetër të kufirit.
Megjithatë, nuk duhet të shpërfillimin rrezikun që vjen nga një qeveri nacionaliste në Shkup, pasi ajo mund të provokojë ose të japë një justifikim që të përdorin sërish veton e tyre në BE. Deri më tani, Marrëveshja e Prespës është dëshmuar e sukseshme. Me asnjë lloj ndihme nga kancelaritë perëndimore, Maqedonia e Veriut po ecën përpara. Skenari i apokalipsit, nuk mund të realizohet kurrë. Por në këto kohë dhe këtë epokë, asgjë nuk është e sigurt. Përshtati për Tirana Today, Alket Goce
Shënim: Dimitar Bechev është studiues në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA, dhe autori i Fjalorit Historik të Republikës së Maqedonisë.