Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Maqedoni, zhvillohen zgjedhjet për pushtetin e ri lokal

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Maqedoni, zhvillohen zgjedhjet për pushtetin e ri lokal

Në Maqedoni po zhvillohen zgjedhjet lokale në 80 komuna dhe Shkupin, si njësi e veçantë e pushtetit vendor, i cili ka në përbërjen e tij dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare.

260 kandidatë të 19 partive politike apo koalicioneve të ndryshme garojnë për kreun e Komunës, ndërsa 1.814.644 qytetarë kanë të drejtën e votës, të cilën mund ta realizojnë në 3480 vendvotime.

“Beteja” kryesore në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike maqedonase dhe shqiptare; tek partitë maqedonase mes LSDM-së së kryeministrit, Zoran Zaev në pushtet dhe VMRO DPMNE-së opozitare të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar kishin një rezultat thuajse të barabartë, me dy mandate më shumë në favor të partisë së ish kryeministrit, Nikolla Gruevskit.

Dy partitë forcat i kanë përqendruar në Shkup, që përbën thuajse gjysmën e trupit zgjedhor, por edhe në qytetet tjera më të mëdha si në Manastir, Kumanovë, Prilep, Shtip, Strumicë dhe Ohër, shkruan REL.

Tek partitë shqiptare beteja zhvillohet mes BDI-së që është në pjesë e pushtetit qendror dhe dy partive opozitare Lëvizjes Besa e PDSH-së, por edhe Aleancës për Shqiptarët e cila megjithëse është në koalicionin qeveritar edhe ajo në këto zgjedhje sfidon BDI-në.

Gara kryesore mes partive shqiptare zhvillohet për Çairin (komunë e Shkupit), Tetovën, Gostivarin, Strugën, Dibrën dhe rreth dhjetë komuna tjera rurale. Në Kërçovë nga partitë shqiptare merr pjesë vetëm kandidati i BDI-së pasi partitë tjera janë tërhequr nga gara për të mos rrezikuar siç kanë thënë këtë që të humbet nga shqiptarët.

Zgjedhjet zhvillohen në dy rrethe zgjedhore, por ato mund të përfundojnë edhe me një rreth nëse ndonjëri nga kandidatët fiton mbi 50 për qind të votave, në të kundërtën dy kandidatët me më shumë vota kalojnë në rrethin e dytë që mbahet pas dy javëve.

Procesi zgjedhor mbikëqyret nga rreth 5 mijë vëzhgues vendor dhe afër 400 të huaj. Numrin më të madh të vëzhguesve e ka asociacioni qytetar “Most”, rreth 2500 që do të mbulojnë 50 për qind të vendvotimeve.

Rezultatet e para nga votimi i sotëm pritet të publikohen nga mesnata, por përpunimi i tyre bazuar nga ciklet e kaluara zgjedhore zhvillohet në formë elektronike dhe çdokush ka mundësinë që drejtpërdrejt në faqen e internetit të KSHZ-së të ndjek shpalljen e rezultateve varësisht përpunimit të të dhënave që arrijnë nga qendrat e votimit. 

Tags: lokalemaqedonipushtetiZgjedhjet

TË LIDHURA

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur
Kryesore

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve
Kryesore

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës
Aktualitet

Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

21:10 | 20/02/2026
Next Post
Zhvillohet Maratona e Tiranës, marrin pjesë 2500 vrapues të huaj

Zhvillohet Maratona e Tiranës, marrin pjesë 2500 vrapues të huaj

SHKODËR/ Tentoi të kalonte kanabis në pikën kufitare, arrestohet kosovari

SHKODËR/ Tentoi të kalonte kanabis në pikën kufitare, arrestohet kosovari

Durrës/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet 50-vjeçari

Durrës/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet 50-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026




TË FUNDIT

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë
Politikë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

by mirseda
22:23 | 20/02/2026
0

Ish-Presidenti Ilir Meta ka thënë se protesta e opozitës konfirmoi edhe njëherë vendosmërinë e shqiptarëve për të...

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

21:10 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com