Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Maqedoni, gjuha shqipe pritet të zyrtarizohet më shpejt se e kishit menduar

8 vjet ago
in Të Gjitha
Maqedoni, gjuha shqipe pritet të zyrtarizohet më shpejt se e kishit menduar

Debatet e ashpra rreth çështjeve etnike dhe gjuhëve në Maqedoni, sipas njohësve të çështjeve politike, po shihen si përpjekje për përfitime politike në prag të zgjedhjeve lokale në këtë vend.

Një debat më i ashpër rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili parasheh përdorim zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni në nivel qendror dhe atë lokal, ishte zhvilluar mes deputetëve të opozitës maqedonase, VMRO DPMNE dhe kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili vjen nga radhët e partisë shqiptare në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim.

Nisur nga ndjeshmëria e temës, kryetari Xhaferi u kishte kërkuar deputetëve që debati në Kuvend të mos shndërrohet në fushatë parazgjedhore.

Sefer Tahiri, ligjërues i Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, tha se partitë politike maqedonase varësisht nga ajo se janë në pushtet ose opozitë kanë qasje të ndryshme ndaj kërkesave të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre kolektive, ku bën pjesë dhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe.

Tahiri kujton se ligji që i mundëson një shtrirje më të gjerë përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, mund të miratohet me procedurë të shpejtuar për shkak të presionit nga ana e partive maqedonase.

Tahiri: Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, mendoj që po tentohet të përdoret nga forcat e caktuara politike në momentin kur duhet të fillojë fushata zgjedhore. Shoqëria maqedonase nuk është e përgatitur deri në fund që të ballafaqohet me kërkesat e shqiptarëve, prandaj tentohet që ligji të miratohet me këtë procedurë të përshpejtuar duke pas para vetes flamurin evropian.

Sipas tij, pala maqedonase duhet të ketë një qasje tjetër në raport me kërkesat kolektive të shqiptarëve.

Tahiri: Të drejtat kolektive të shqiptarëve të konsiderohen si diçka normale dhe jo si diçka e jashtëzakonshme, si diçka jo e natyrshme për shoqërinë dhe sidomos për shtetin e Maqedonisë sepse shqiptarët këto të drejta i kanë artikuluar qartë dhe nuk heqin dorë nga to.

Një nga kërkesat kryesore të partive shqiptare në kohën e formimit dhe pjesëmarrjes në Qeverinë e re të Maqedonisë ishte pikërisht Ligji i gjuhëve, përkatësisht zgjerimi i përdorimit zyrtar duke u bërë dhe një nga pesë pikat kryesore të platformës së partive politike shqiptare.

Njohësit e çështjeve politike thonë se insistimi i partive politike shqiptare në pushtet, që Ligji për gjuhët të kalojë para zgjedhjeve ka të bëjë me atë që ky ligj menjëherë pas miratimit të shfrytëzohet si monedhë fitimprurëse para elektoratit shqiptar në këmbim të votës së tyre, shkruan rel.

Tahiri: Njësoj si VMRO – DPMNE-ja, ashtu edhe partitë shqiptare që janë pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit, këmbëngulin që të miratohet Ligji për përdorimin e gjuhëve para zgjedhjeve vendore, me qëllim që të njëjtin ta përdorin për qëllime politike zgjedhore” thotë Tahiri.

Nga ana tjetër Mitko Gaxhovski ligjërues i shkencave politike, tha për Radion Evropa e Lirë se përderisa gjithçka shihet nën prizmin e interesave partiake, kjo, sipas tij, flet për nivelin e ulët të demokracisë.

Gaxhovski: Pse bëhet politikë rreth Ligjit për gjuhët? -Duke pas parasysh se ne si demokraci funksionojmë një afat të shkurtër kohorë, përkatësisht 26 apo 27 vite, kultura politike është në nivel shumë të ulët dhe nga këtu do të thosha burojnë të gjitha problemet me funksionimin e institucionit ligjdhënës, probleme këto që në asnjë mënyrë nuk përkojnë me funksionimin e shteteve të zhvilluara demokratike që janë pjesë e familjes evropiane, kah synon të ecë Maqedonia si shtet. Strategjia që përdoret për miratimin e këtij Ligji ka të bëjë me nevojën që ai të marrë vizë nga Kuvendi pa iu nënshtruar bllokimeve si rrjedhojë e debateve të stërzgjatura.

Ndryshe në Kuvendin e Maqedonisë zhvillohet debati mbi leximin e parë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve duke e definuar shqipen si gjuhë që e falsin mbi 20 për qind e popullatës, andaj parashihet një shtrirje më e gjerë e përkormit zyrtarë të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet.

I njëjti ligj besohet se do të miratohet para mbajtjes së zgjedhjeve vendore që janë caktuar të mbahen më 15 tetor.

Tags: gjuha shqipekishitmaqedonimenduarpritetshpejttë zyrtarizohet

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Mourinho kërkon t’i marrë Mullerin, Ancelottit

Mourinho kërkon t'i marrë Mullerin, Ancelottit

(Video) Protesta në Shkozë/Policia i merr me forcë të ëmën, fëmija iu lutet ta lëshojnë përmes ulërimave

(Video) Protesta në Shkozë/Policia i merr me forcë të ëmën, fëmija iu lutet ta lëshojnë përmes ulërimave

Senatori amerikan kundër iPhone X: Cenon privatësinë

Senatori amerikan kundër iPhone X: Cenon privatësinë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Spiropali rrugës për në Ukrainë, kryetarja e Kuvendit publikon foto para Samiti
Politikë

Spiropali rrugës për në Ukrainë, kryetarja e Kuvendit publikon foto para Samiti

by mirseda
12:01 | 11/06/2025
0

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po udhëton drejt Ukrainës ku pritet të marrë pjesë në Samitin Ukrainë–Evropa...

Ekstradohen nga Dubai dy të shumëkërkuar, njëri është vëllai i Nuredin Dumanit

Ekstradohen nga Dubai dy të shumëkërkuar, njëri është vëllai i Nuredin Dumanit

11:54 | 11/06/2025
Aksidentohet Princesha Amalia e Holandës

Aksidentohet Princesha Amalia e Holandës

11:51 | 11/06/2025
Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

11:27 | 11/06/2025
Ngjarje e rëndë! Mbytet në lumin Shkumbin një 6-vjeçar

Ngjarje e rëndë! Mbytet në lumin Shkumbin një 6-vjeçar

11:23 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com