Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Manjani thumbon Kryemadhin: Erion Veliaj një racist, nuk e meriton votën time!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Manjani thumbon Kryemadhin: Erion Veliaj një racist, nuk e meriton votën time!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka habitur mbrëmë me deklaratën e saj, teksa tha në “Zonë e Lirë” se Erion Veliaj ka punuar për Tiranën. Habia qëndron në faktin se kjo deklaratë është bërë nga numri 2 i opozitës shqiptare.

Por, pas kësaj deklarate që ngjau më shumë si një mbështetje për rikandidimin e kryebashkiakut në garën e zgjedhjeve lokale, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ky i fundit shkruan se Veliaj nuk e meriton më mbështetjen dhe votën e tij, teksa shton se Veliaj e mashtroi duke thënë se nuk do lejonte kulla, por do bënte parqe.

“Shprehja që “Erioni ka punuar”, ka dalë dhe është ngulur në kokë nga vetë Erioni dhe media që i shërben. Shifrat dhe llogjika e thjeshtë na mësojnë se Erioni ka bërë shumë pak në raport me buxhetin e rritur nga rritja e taksave dhe tarifave. Luksin buxhetor që pari Erioni nuk e ka pasë as vetë Edi Rama”, shkruan Manjani ndër të tjera, duke vijuar më tej për ta quajtur Veliajn ‘racist’.

Reagimi i plotë:

Për Erionin që “ka punuar”.

——————

Vijoj të mendoj se Erion Veliaj nuk e meriton dot më mbështetjen dhe votën time. Llogjikshëm edhe të gjithë atyre si unë,që e votuam në 2015-ën.

Erioni nuk punoi për të mbajtur premtimet me të cilat na mori votën, por improvizoi punë të prapambetura të Bashës ama me vizatimet e Ramës.

Erioni na mashtroi paq kur tha se nuk do lejonte kulla, por do bënte parqe. Madje do bënte rrugë që të lidheshin liqenet e Tiranës.

Në fakt firmosi leje kullash nga më të lartat e mundshme.

Mashtrimi dhe mosmbajtja e fjalës së dhënë janë krye-arësyet për të braktisur një të zgjedhur.

Shprehja që “Erioni ka punuar”, ka dalë dhe është ngulur në kokë nga vetë Erioni dhe media që i shërben. Shifrat dhe llogjika e thjeshtë na mësojnë se Erioni ka bërë shumë pak në raport me buxhetin e rritur nga rritja e taksave dhe tarifave.

Luksin buxhetor që pari Erioni nuk e ka pasë as vetë Edi Rama. Lulzim Basha jo e jo.

Erioni pati luksin që kostot e bashkisë t’ja faturojë 100% qeverisë dhe Edi Ramës. Është zyrtari tipik që ngjan me mizën e kalit që bërtet se po tërheq karrocën.

Bashkia e Erion Velisë u shqua për qoka mediatike, për daravitje interesash dhe përcarje ndërmjet qytetarëve, si asnjëherë tjetër më parë.

Fyrjet dhe fjalori me gjuhë urrejtje e përçarje që ky zotëri përdori tregojnë mungesë pjekurie në rastin më të mirë. Përndryshe kjo kategori politikanësh quhen rracistë!

Ndoshta Erioni mund të përgatitet të drejtojë një parti si PS, se me G99 nuk qullosi gjë. Por, këtë nuk mund të lejohet ta bëjë nga Bashkia.

Ska përse Kryeqyteti të paguajë përjetësisht kostot e kryetarëve që duan të bëhen kryeminisitra dhe kryetar partish!

Nëse vërtetë Rama ka një ide të mos e mbështesë Erionin për rikandidim (gjë që nuk e besoj) do bënte vërtet një gjë të mirë për kryeqytetin dhe për vetë mjedisin politik.

Do i bënte mirë sadopak edhe PS, por edhe vetes së vet.

Përndryshe : ja paftë hajrin!

Në çdo rast kush i jep mbështetje politike modelit Veliaj për të përdorur bashkinë për politikë, i bën dëm kryeqytetit.

E kam bindje këtë gjë dhe, as top e as parti nuk ma ndryshon dot!

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
Ky është shteti që tradhton Rusinë, kërkon avionë luftarakë nga SHBA

Ky është shteti që tradhton Rusinë, kërkon avionë luftarakë nga SHBA

DETAJET/ Me kamion drejt Anglisë, si u kapën në Holandë 11 shqiptarë

DETAJET/ Me kamion drejt Anglisë, si u kapën në Holandë 11 shqiptarë

“Do ta djeg fytyrën me acid”, ky është shqiptari që torturonte gruan (Emri)

"Do ta djeg fytyrën me acid”, ky është shqiptari që torturonte gruan (Emri)







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com