Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shprehur mendimin e tij mbi letrën e Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn.
Manjani i ftuar në studion e “Opinion”, vlerësoi figurën dhe detyrën e Komisionerit në vendin tonë, por shprehu rezerva ndaj letrës së tij drejtuar shqiptarëve.
Sipas tij, në këtë rast ai është jashtë mandatit sepse një Komisioner nuk mund t’i dërgojë letra popullit.
“Hahn është njeri i rëndësishëm për jetën politike në Shqipëri, ka një mandat shumë të qartë për t’u marrë me vende si Shqipëria. Në këtë rast është pak jashtë mandatit. Ka dalë jashtë natyrës sepse një Komisioner nuk i dërgon letra popullit”-tha ai.