Rey Manaj bëri një paraqitje të mirë në miqësoren përballë Jordanisë, pavarësisht se nuk e gjeti rrugën e rrjetës. Sulmuesi është duke kaluar një formë mjaft të mirë tek skuadra e Albacetes në Spanjë, ku golat nuk kanë munguar dhe kjo e ka bindur Panuccin që ta grumbullojë me ekipin e parë.
Duket se Manaj është duke punuar shumë në stërvitje dhe kjo justifikon rritjen që ai ka pasur në fushë javët e fundit. Në stërvitjen e Kombëtares, të realizuar në “Elbasan Arena”, Manaj ka realizuar një supergol, me roveshatë, ashtu si Ronaldo ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.