Koncerti i Rita Orës mori jehonën e duhur, por edhe ajo nuk i shpëtoi kritikave, si për veshjen por edhe për numrin e pjesëmarrësve, në të cilën shifra e pretenduar prej saj bie ndesh me hapsirën.
Por pavarësisht kësaj zhurme të krijuar, e ëma e saj ka zgjedhur rrugën e mospërfilljes, duke dëshmuar me anë të një fotoje, se Rita është një diva.
Koncerti që Rita Ora mbajti në sheshin Skënderbej, arriti të mbledh plot 25.000 shqiptarë. Kaq mjaftoi që menjëherë të shpërthenin kritikat, nëse kishte aq pjesëmarrës apo jo.
Pavarësisht situatës së nderë, mamaja e Ritës, me një foto vë theksin sesa madhështor ishte koncerti dhe është vajza e saj ajo që arrin ta realizojë këtë.