Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Makron, përballë patriotizmit folklorik shqiptar

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Makron, përballë patriotizmit folklorik shqiptar

Nga Petrit Vasili

Tashmë, letrat janë mbi tavolinë. Mund t’i lexojnë të gjithë. Për herë të parë, shqiptarët i dinë të vërtetat siç janë.

Për herë të parë nuk janë viktima të një gebelsizmi rilindës histerik dhe gënjeshtar, sepse i njohin vetë të vërtetat.

Të gjithë e dinë më së miri që Maqedonia meritonte t’i hapeshin negociatat dhe këtë s’ka propagandë që e kundërshton dot.

Të gjithë dinë gjithashtu që Shqipërisë nuk do t’i hapeshin negociatat, sepse qeveria jo vetëm nuk kishte bërë asgjë për pesë kërkesat, që ishin vendosur më parë, por kushtet u shtuan me kërkesë të Bundestagut gjerman, duke u bërë nëntë të tilla.

Të gjithë e dinë se Presidenti i Francës pengoi hapjen e merituar të negociatave për Maqedoninë, për shkak të Shqipërisë dhe për të mos i ndarë dy vendet.

Pra, Makron favorizoi Shqipërinë në dëm të Maqedonisë.

Kjo është kaq e qartë dhe kaq e thjeshtë sa çdo sqarim i mëtejshëm do të ishte pa asnjë kuptim.

Në një furi mediatike të orkestruar nga gebelsizmi qeveritar po shfaqet një furi folklorizmi patriotik qesharak anti-Makron.

Një furi e tillë është sa e pështirë, aq edhe e trashë, vulgare dhe e pagdhendur.

Përmenden pellazgët, ilirët, Skënderbeu, luftëra e beteja për të treguar se Makron u tregua i padrejtë me ne.

Është vërtet një turp i madh për Shqipërinë që ajo të shfaqë nivele të tilla banale e provinciale.

Makron qenka fajtor ndaj Shqipërisë? Mbase ndaj Maqedonisë edhe po.

Po ndaj Shqipërisë, përse?

Si mundet që logjika të gremiset në humnera budallallëku të tillë?!

Arrihet deri edhe që t’i kërkohet Makronit të na kërkojë falje neve shqiptarëve.

Po këtu është fundi i fundit të inteligjencës njerëzore.

Makron ka kryer një padrejtësi ndaj Maqedonisë, por faljen duhet t’ia kërkona Shqipërisë!?

Jo, jo, të nderuar miq.

Ju të paguar nga qeveria dhe ju që me një naivitet fëmijëror besoni një propagandë të çmendur dhe shpërtheni me patriotizëm folklorik.

Ka vetëm një fajtor dhe një shkaktar që Shqipëria është jashtë Europës.

Ky është Edi Rama që e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe që bëri zgjedhje komuniste në 30 qershor dhe rrëmbeu 100% të pushtetit.

Këto i kemi peshqesh nga Edi Rama dhe jo nga Makron.

Edi Rama as që mund të kërkojë dot as falje se faji që rëndon mbi të është shumë i madh.

Nëse s’keni kurajë dhe mend në kokë t’ia kërkoni Ramës këtë, të paktën mos shkruani marrëzira.

Makron, po, bëri një padrejtësi, por ia bëri Maqedonisë.

Ky është fakt i madh sa një mal dhe këtë nuk e mbulon dot as moçali i Edi Ramës, as marrëzirat e hedhura nëpër media si hashashi që ka mbuluar Shqipërinë për të hutuar njerëzit.

As që kam ndërmend t’i them kurrkujt se i duhet kërkuar ndjesë Makronit.

Por që të ndalin këtë shfaqje që na bën pis të gjithëve, po.

Shqiptarët janë inteligjentë, racionale dhe të drejtë.

Kjo epidemi vulgare anti-Makron vetëm shfaq të kundërtën e Shqipërisë së vërtetë.

Nuk i shtoi kushtet për hapjen e negociatave Makron, por kriminalizimi i Edi Ramës.

Bundestagu gjerman me të drejtë shtoi kushtet dhe shumë të rënda madje, por propaganda rilindase filloi duartrokitjet idiote me Edi Ramën në krye, që klithte si i marrë: Danke Angela.

Pra, danke se kushtet u shtuan dhe fajin sërish e paska Makron!?

Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme dhe Zaev i pranon ato, megjithëse duartrokitet nga gjithë Europa për negociatat dhe nuk sulmon Makronin siç bën Edi Rama.

Edi Rama, që mori në qafë edhe Maqedoninë, rri paturpësisht në karrige dhe nuk largohet.

Ju, miq naivë, boll u lodhët me budallallëkun anti-Makron!

Është koha të kërkojmë përgjegjësitë ndaj qeverisë armike së shqiptarëve dhe Kryeministrit antishqiptar të tyre.

Tags: folklorikmakronpatriotizemPetrit Vasili

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Video/ Pentagoni nxjerr imazhet e ekzekutimit të Al-Bagdadit

Video/ Pentagoni nxjerr imazhet e ekzekutimit të Al-Bagdadit

“Qytetarët s’do bredhin më nëpër zyra”, Sandër Lleshaj jep lajmin e mirë

"Qytetarët s’do bredhin më nëpër zyra", Sandër Lleshaj jep lajmin e mirë

Tabaku: Ligji i shpronësimeve, akti i 10 kundër pronës

Tabaku: Ligji i shpronësimeve, akti i 10 kundër pronës







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com