Në Tiranë janë kontrolluar dhjetëra makina luksoze nga të cilat të paktën 23 persona kanë përfunduar nëpër komisariatet e kryeqytetit.
Aksioni i policisë për goditjen e elementëve kriminalë, ka sekuestruar edhe një pistoletë neutralizuese.
“Janë shoqëruar në pikë bllokimi disa automjete për verifikim të mëtejshëm të numrit të shasisë. Kontrollet do të vijojnë në orë të ndryshme. Duke filluar nga data 11 shtator këto kontrolle do të shtrihen edhe në afërsi të shkollave”, sqaron policia.