Polumbarët kanë nxjerrë nga lumi trupin e pajetë të 24-vjeçarit, Gjergji Elmazi, i cili u aksidentua orët e para të ditës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se mjeti që drejtohej nga Gjergji Elmazi ka dalë nga rruga, rreth orës 03:45 dhe ka përfunduar në lumë.
Për shkak të thellësisë së madhe, makina me targa AA527Vk ishte zhytur tërësisht në ujë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Maliq-Korçë.
https://tiranatoday.com/makina-del-nga-rruga-e-bie-ne-lume/