Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shkodër, në rrugën Koplik – Bajzë Malësi e Madhe.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip Crysler me targë AA226HO, me drejtues shtetasin K. T, 32 vjeç , banues në Selcë të Malësisë së Madhe, është përplasur me mjetin tip Land Rover me targë AA381AR, me drejtues shtetasin K. V, 39 vjeç, dhe pasagjer F. L, 27 vjeç, banues në Vermosh, Malësi e Madhe.
Për pasojë, shtetasi K.T ka humbur gjymtyrët, ndërsa një person tjetër është në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa policia po kryen hetime për sqarimin rrethanave.