Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Majko dhe Xhafaj përplasen me Ramën për negociatat, zbardhet debati në Kryesinë e PS

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Majko dhe Xhafaj përplasen me Ramën për negociatat, zbardhet debati në Kryesinë e PS

Majko dhe Xhafaj përplasen me Ramën për negociatat, zbardhet debati me dyer të mbyllura në Kryesinë e PS.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e kanë vënë në siklet Kryeministrin Rama, kur i kërkuan dje që Kryesia e PS-së të dalë me një qëndrim në lidhje me moshapjen e negociatave.

Ka qenë fundi i mbledhjes së kryesisë së PS-së, kur kryetari i PS-së kishte sqaruar rëndësinë e zgjedhjes së dy bashkëkryetarëve në degët e PS-së në rang bashkie, një burrë dhe një grua, kur ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkoi daljen me një qëndrim nga kryesia për çështjen e negociatave. Xhafaj është pasuar dhe nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili madje i ka drejtuar kritika dhe ministrit në Detyrë, Gent Cakaj, për deklaratën që ai bëri pas kthimit nga Brukseli.

“Genci nuk duhet të bënte atë deklaratë, sipas të cilit, “unë (ai) dhe Kryeministri Rama nuk kemi premtuar hapjen e negociatave”. “Në Maqedoni ka pasur premtime se nëse nuk hapen negociatat do të japin dorëheqjen, prandaj përgjegjësia e autoriteteve është krejtësisht e tyre. Unë nuk e di nëse unë apo kryeministri Rama, apo ndonjë anëtar tjetër i qeverisë, ka premtuar se negociatat do të hapen, ne kemi thënë se jemi zotuar që do të bëjmë përpjekje, por jo se do të jepet përfundimisht rezultati i pritur”, është shprehur Cakaj në një konferencë për gazetarët, një ditë pas vendimit të Këshillit Evropian.

Sipas Majkos, shqiptarët prisnin vetëm hapjen e negociatave dhe asnjë përgjigje tjetër.

“Prandaj, unë them se ne si kryesi duhet të dalim me një qëndrim për këtë vendim të Këshillit Evropian dhe duhet të kemi një qëndrim në logjikën edhe të zhvillimeve në rajon”. Nga ana e tij, kryetari i PS-së, Kryeministri Rama është shprehur se qeveria që ai drejton, ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga Komisioni Evropian, gjë që u nënvizua dhe nga krerët më të lartë të Bashkimit Evropian, që nga kancelarja Merkel, e me radhë kryeministrat e Italisë, Bullgarisë, madje sipas Kryeministrit Rama edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Kreu i PS-së, duke iu referuar reagimit të DASH, tha se për këto, vendimi i disa vendeve të BE-së ishte zhgënjyes dhe jo inkurajues. Madje, kryesocialisti për të bindur anëtarët e tij të kryesisë citoi edhe Presidentin e PE-së, Donald Tusk, por dhe Kryeministrin Konte, se refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim i madh historik.

Kodheli: Dorëheqja ka të bëjë me moralin

Anëtarja e Kryesisë socialiste, Mimi Kodheli, nuk sheh pika të përbashkëta mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sa u përket zgjedhjeve të parakohshme. “Maqedonia ka pasur një kusht mbi të gjitha kushtet, çështjen e emrit. Jetojmë në një sistem që nuk i përgjigjet marrjes së pushtetit në tavolinë. Dorëheqja nuk nënkupton domosdoshmërisht dhënien e pushtetit në tavolinë, në qoftë se ju besoni që jeni mazhorancë, mund të rifitoni besimin e qytetarëve… Dorëheqja ka të bëjë me moralin, ne po flasim për sistemin”, u përgjigj Mimi Kodheli.

Zgjedhjet në PS, dy kryetarë në krye të degëve

Kryesia e Partisë Socialiste diskutoi dje përcaktimin e një norme të re statutore, siç është zgjedhja në krye të PS-së së bashkisë të dy kryetarëve, një burrë dhe një grua. Ky propozim është pritur mirë nga anëtarët e kryesisë, ndërsa kreu i PS-së e ka cilësuar si një risi që nuk e kanë partitë e tjera as në rajon, duke demokratizuar partinë dhe duke e hapur atë drejt grave, të cilat duhet të garojnë dhe në poste drejtuese. Ndryshimet statutore pritet të miratohen në asamblenë kombëtare dhe më pas në kongresin zgjedhor të PS-së./Panorama

 

TË LIDHURA

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht
Aktualitet

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke
Aktualitet

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Next Post
Taksa për Serbinë/ Ngjela: Haradinaj e ka kapur demin nga brirët

"Amerika e ka në dorë, nëse ai e luan bishtin...", Ngjela: Meta ka frikë, është në hall

Erdogan kundërshton Macron: Nëse tërheqja e kurdëve nuk përfundon, atëherë…

Erdogan kundërshton Macron: Nëse tërheqja e kurdëve nuk përfundon, atëherë...

“Luftë”/ Breshëri plumbash drejt një hoteli pranë Kuvendit të Kosovës, dalin pamjet

“Luftë”/ Breshëri plumbash drejt një hoteli pranë Kuvendit të Kosovës, dalin pamjet

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

by mirseda
18:44 | 19/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit...

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

14:14 | 19/07/2025
Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

12:23 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com