Lidhja e Majk me Melita Nushin ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për muaj me radhë, por vetëm pak ditë më parë reperi e konfirmoi kur teksa jepte koncert e thirri vajzën e deputetit kosovar në skenë dhe i dhuroi lule.
Madje Majk i bëri edhe një deklaratë dashurie duke i thënë: “Faleminderit që egziston zemra ime, të dua shumë”.
Burime të “klankosova.tv” bëjnë të ditur se Majk dhe Melita Nushi së shpejti do të fejohen.
Detaje të tjera nuk bëhen të ditura, por na mbetet të presim nëse Majk do e finalizojë këtë lidhje në fejesë.