Ashtu sikundër ndodhte në vitet 1980, ku heroina kishte pushtuar Italinë dhe shkaktonte rreth 100 viktima në vit, sot ajo trafikohet pa kriter. Por nga ajo kohë e deri më sot ka ndodhur një ndryshim, ku këtë herë janë zotërinjtë e rinj që e trafikojnë. Nuk ka më kalabrezët apo sicilianë, por janë shqiptarët.
https://tiranatoday.com/droga-rekord-drejt-italise-dhe-zvicres-kush-eshte-bosi-dhe-cifti-shqiptare-qe/
Kështu e nis shkrimin e saj media italiane “Il Giorno”, duke iu referuar një operacioni te fundit koduar “Shqiponja e zezë”.
Gazeta i referohet trafikut dhe kontrollit që është në duart e shqiptarëve, duke folur për gangsterë të ardhur nga Durrësi dhe Tirana.
Ata kanë zbatuar tregun e drogës në Milano, duke e parë si qendrën e tyre në Italinë veriore, por edhe për Zvicrën. Dhe në Lombardi mafia shqiptare ka kapur fabrikat e fabrikat e përpunimit. Operacioni i fundit nxori një dritë një skenat alarmant.
Pas tre vjet hetimesh dhe përgjimesh u godit banda me 16 anëtarë. Të gjithë shqiptarë, shumë prej të cilëve që vepronin mes Lombadrisë, Milanos dhe Comos.
Por, emri më i rëndësishëm mungon në këtë listë. Është pikërisht shqiptari, që sipas medias italiane është cilësuar si bosi i heroinës, Fatos Bakaj, me rezidencë në Durrës, që e quan veten edhe Piro.
Ai prej më shumë se 20 vitesh, që nga koha e skafeve dhe gomoneve bën vajtje e ardhje mes dy vendeve.
Në vitin 2004 ai u prangos në Romë dhe u dënua me burg në Modena. Tre vjet nga dënimi, përfitoi leje dalje, por që aso kohe u zhduk e nuk u kthye më.
Në 2011 prokurorët e Milanos e akuzuan atë përsëri dhe një vit më pas policia shqiptare e kapi atë në Durrës. Në vitin 2013 ai u dërgua në Itali dhe ndodhet në burg në Saluzzo. Por është ai që vazhdon të jetë kapoja që nga burgu, pika referente e trafikut dhe mafia së drogës në Lombardi.
Nga trafiku i hashashit, tani ‘tregti’ ka ndryshuar. Jemi te heroina, që trafikohet falë kanaleve që nga Afganistani.
Janë shqiptarët që sjellin heroinë me kosto të ulët në Lombardi. Është falë atyre nëse “malli ” po hyn në treg me forcë, duke tërhequr vëmendjen e konsumatorëve të vjetër.
Me tej, gazeta numëron disa nga anëtarë kyç të kësaj bande si: Shkëlzen Tafa, 38 vjeç, i cila bashkë me gruan e tij Adelina Tafa, ishin përgjegjëse për ndarjen dhe paketimin e sasive te heroinës, ndërsa banesa e tyre në Como u zbulua te ishte laborator përpunimi për drogën e rëndë.
Pas tyre një tjetër emër, ai i financierit, Alban Shehu qe banonte ne Como dhe ishte përgjegjës për pagesat e heroinës ne Zvicër. Paratë i dërgoheshin te atit te tij, Tomorr Shehut në Shqipëri. Ky i fundit, i ndante ato me bosët vendas. TIRANA TODAY