Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mafia italiane “sulmon” emigrantët, abuzon me fondet e tyre

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Mafia italiane “sulmon” emigrantët, abuzon me fondet e tyre

Policia italiane ka arrestuar më shumë se 60 mafiozë lidhur me abuzime me fondet publike për refugjatët. Mafia italiane ka përfituar nga biznesi me “përkujdesjen për refugjatët”. Fondet janë manipuluar.

Italia është vendi ku shumë refugjatë vijnë përmes Mesdheut, kryesisht nga brigjet e Libisë dhe italianët njihen për gatishmërinë që kanë për të ndihmuar të huajt. Shtetit italian vë në dispozicion të komunave disa fonde publike ndërkohë që edhe BE-ja jep mjaft fonde.

Ky biznes gjithashtu ka rënë pre e mafies italiane e cila synon të nxjerrë përfitime milionëshe në kurriz të refugjatëve në nevojë. Në afera të tilla ëshët përfshirë edhe Kisha. Operacioni “Johnny”, hetim nga Kalabria ka në shënjestër mafien “Ndrangheta” të Kalabrisë. Besohet që kjo mafie të ketë shpërdoruar miliona euro në qendrat e emigrantëve. Nën hetim ndodhet edhe Vëllazëria Katolike e Bamirëse. 68 të dyshuar janë arrestuar duke përfshirë edhe priftin, Don Edoardo S., dhe menaxherin e kampeve të refugjatëve, Leondardo S.

Prokurori Nicola Gratteri po drejton hetimet.

“Një mënyrë se si ata kanë fituar ishte, për shembull, duke pretenduar se në një kamp ishin strehuar dhe ushqeheshin 1000 vetë, ndërkohë që në të vërtetë aty kishte vetëm 500 vetë për të ushqyer. Dhe në ditët e tjera kur ka pasur ndonjëherë vërtetë edhe më shumë njerëz, ata nuk kanë mundur të ushqehen, sepse s’ka pasur mjaftueshëm ushqim”, tha ai.

Kur ekipi i gazetarëve viziton qendrën e strehimit të refugjatëve, në kampin e dytë më të madh të emigrantëve në Sant’Anna di Isola Capo Rizzuto, drejtuesit e kampit tregojnë gjendjen përreth, por nuk duan të dalin para kamerave. Dhe të japin intervista. Aktualisht në kamp ka më shumë se 1100 emigrantë. Në përshtypjen e parë gjithçka duket e pastër dhe e rregullt. Ka në dispozicion shërbim mjekësor dhe konsulencë psikologjike. Ata duket se janë të përkushtuar ndaj njerëzve në nevojë.

“Nga regjistrimi i telefonatave ne zbuluam, që 186 000 euro ishin të destinuara për të blerë gazeta për emigrantët, ishin pezulluar. Më pas ato para iu dhanë një prifti, për mbështetje shpirtërore ndaj emigrantëve”, vë në dukje prokurori Nicola Gratteri.

Mafia menaxhon edhe toka të mëdha bujqësore. Atje i punësojnë emigrantët duke u paguar shumë pak. Kjo duket si skllavëri moderne në zemër të Evropës.

Yvan Sagnet nga Kameruni, na tregon, se kur studionte në Torino, donte të fitonte pak para. Si ndihmës për të korrat ai paguhej me 3,50 euro për 300 kilogram të vjela. Pasi punoi pesë ditë ai u indinjua nga kushtet dhe organizoi një grevë. 700 afrikanë e mbështetën atë.

“Ishte shumë e rrezikshme, sepse kishte të bënte me luftimin e sistemit që ishte më shumë se sa vetëm shfrytëzim i thjeshtë, sepse pas kësaj qëndron mafia. Kemi pasur kërcënime me vrasje dhe sa më gjatë protestonim, aq më shumë shtoheshin kërcënimet,”
thotë ai.

1,2 milionë njerëz punojnë në bujqësi në Itali. Sindikatat thonë se më shumë se gjysma po shfrytëzohen – gjithashtu nga mafia. Emigrantët zakonisht nuk e kanë idenë se kush qëndron pas kësaj skeme. Ata thjeshtë duan të fitojnë para për të mbijetuar.

“Këta njerëz kanë nevojë për mbrojtje, ata bien pre e shantazhuesve, ndaj duhet të angazhohen agjentë të rregullt punësimi për emigrantët, madje ka edhe një sistem të rekrutimit, që nuk realizohet vetëm në getot e emigrantëve apo në rrugë, por që i rekruton ata në qendrat e emigrantëve”.

Vendstrehimet e emigrantëve ose bujqësia nuk kontrollohen. 35 Euro në ditë i jepen kujdestarit, nga Vëllazëria e Bamirësisë, për trajtimin e një refugjati në strehimoren e  Sant’Anna di Isola Capo Rizzuto, shkruan TCh.

“Nëse furnizon ushqim të mirë, me të parë e të dytë, nëse shpërndan rroba të pastra, atëherë 35 Euro nuk janë shumë. Por nëse shpërndan vetëm supë me shumë lëng e disa fije makarona në mbrëmje dhe në mëngjes e në drekë gatuan vetëm Spagheti me salcë domatesh, atëherë kuptohet që 35 Euro janë shumë.102 milionë Euro i paguan shteti qysh prej dhjetë vjetësh “Vëllazërisë së Bamirësisë”. 36 milionë para shkojnë në xhepat e mafies, gati 200 mijë në duart e priftit. Këtu kanë bashkëpunuar ngushtë prifti Don Edoardo S. dhe menaxheri i qendrës Leonardo S., thotë prokurori Nicola Gratteri, nga Catanzaro.

“Bosi i mafies duhet të tregohet i afërt me priftin. Prifti është njeri i rëndësishëm në fshat. Ai zgjedh dhe zgjidhet. Priftin e vlerësojnë dhe i besojnë. Ai që shihet bashkë me priftin legjitimohet. Mafiozët nga ana formale janë zemërgjerë kundrejt kishës,” shton ai.

Biznese të ngjashme që përfitojnë në kurriz të të dobtëve ka edhe në Sicili. Vala e refugjatëve po e ushqen gjithnjë e më shumë. Prokurori Gratteri është i kënaqur, që të paktën përkohësisht i ka dhënë fund kësaj drame, ai së shpejti do të ngrejë padinë.

Tags: abuzonemigrantetfondetMafia italianesulmon

TË LIDHURA

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit
Bota

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

21:20 | 09/01/2026
Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi
Bota

Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi

20:38 | 09/01/2026
Protestat masive në Iran, 51 qytetarë humbin jetën, mes tyre 9 të mitur
Bota

Protestat masive në Iran, 51 qytetarë humbin jetën, mes tyre 9 të mitur

19:31 | 09/01/2026
Next Post
Majlinda Bregu përkujton Kekon: Ishte një prej të paktëve intelektuale të vërtetë të djathtë

Majlinda Bregu përkujton Kekon: Ishte një prej të paktëve intelektuale të vërtetë të djathtë

Eksperti: Në vendin tonë ka nisur që pedofilët të veprojnë online

Eksperti: Në vendin tonë ka nisur që pedofilët të veprojnë online

Bushati: Zërat për heqjen e vizave janë vetëm “klithma gjinkallash të dëshpëruara”

Bushati: Zërat për heqjen e vizave janë vetëm “klithma gjinkallash të dëshpëruara”







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com