Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Lutaj: Futbolli në Shqipëri shfrytëzohet për interesa personale

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Lutaj: Futbolli në Shqipëri shfrytëzohet për interesa personale

Ish-trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, ka komentuar ecurinë që ka pasur ekipi vlonjate në këtë fillim sezoni dhe akuzat e ngritura për gjykim të njëanshëm. Lutaj është shprehur se : starti që ka pasur Flamurtari është i pranueshëm, ka pasur disa surpriza si ajo fitore në Durrës apo ai barazim me Luftëtarin në Vlorë. Mendoj se është një ecuri stabël, por në një nivel mesatarë dhe mendoj se duhet të kishte 4-5 pikë më shumë. Futbolli në Shqipëri nuk është i drejt dhe “fair-play”. Ai është i kapur nga disa njerëz të papërgjegjshëm që e shfrytëzojnë futbollin për interesa personale ose të disa grupeve të caktuar për interesa të ngushta.

Rezultate imazhesh për flamurtari

Lutaj, si e vlerësoni ecurinë e deritanishme të Flamurtarit?
Ecuria e Flamurtarit këtë fillim sezoni më duket e pranueshme. Një rezultat që nuk pritej, mendoj se ishte barazimi në Vlorë me Luftëtarin, por nga ana tjetër edhe fitorja në Durrës ishte një surprizë e këndshme.

Gjatë këtyre javëve të para, Flamurtari ka pasur disa oshilacione. Sipas jush, përse vijnë ato?
Flamurtari ka treguar një ecje stabël, por në nivel mesatar. Për sa u përket pikëve mendoj se Flamurtarit i mungojnë minimalisht edhe 4-5 pikë për të qenë të kënaqur. Tri barazimet, që të mos gabohem, Flamurtari ka qenë në avantazh dhe nuk ka mundur t’i menaxhojë në favorin e tij. Mendoj se këto humbje pikësh i “djegin” Flamurtarit.

Si e vlerësoni çështjen e gjykimit, pasi në ndeshjet e fundit ka pasur kontestime nga vlonjatët?
Nuk i kam pasur mundësitë që t’i ndjek ndeshjet dhe nuk mund të jap një opinion për kontestimet që ka bërë klubi për gjykimin kundër Flamurtarit në këto ndeshje, por nuk më bën përshtypje edhe nëse është kështu. Flamurtari mund të përgojohet në media për problemet e brendshme që ka pasur.
Por Flamurtari këto vite që Idrizi e drejton nuk është marrë me abuzime për tolerime ndeshjesh apo për tentativë blerje ndeshjesh. Kjo gjë më gëzon, sepse është në traditën e Flamurtarit që të mos ia shtrijë dorën asnjë klubi tjetër dhe kjo sjellje sportive i shërben më së miri kampionatit.

Klubi ka vendosur të protestojë të dielën. Si e shikoni këtë protestë?
Për protestën që Flamurtari do të bëjë të dielën ndaj FSHF mendoj se është e drejta e çdo klubi, që mendon se i bëhen padrejtësi të protestojnë. Por ka forume të tjera të rëndësishme që Flamurtari dhe klube të tjera elitare të futbollit shqiptar të mund të bëjnë ndryshime.

Administratori Idrizi ka ashpërsuar gjuhën ndaj FSHFsë. Mendoni se edhe vendimet e gjyqtarëve janë të ndikuara nga ky fakt?
Futbolli në Shqipëri nuk është i drejt dhe “fair-play”. Ai është i kapur nga disa njerëz të papërgjegjshëm që e shfrytëzojnë futbollin për interesa personale ose të disa grupeve të caktuar për interesa të ngushta. Pra, Idrizi dhe të gjithë ata që investojnë në futboll aty, ta kërkojnë ndryshimin aty dhe jo diku tjetër.

Ku e shikoni Flamurtarin këtë sezon?
Mendoj se Flamurtari i sivjetshëm ka mundësitë që të renditet në katër vendet e para.

Cila nga skuadrat mendoni se është pretendente për titullin kampion?
Për sa i përket kampionatit, Skënderbeu nuk ka rival dhe, për mendimin tim, është kampion i padiskutuar, edhe pse ka shumë ndeshje për t’u luajtur.

Tags: futbolliinteresaLutajpersonaleshfrytëzohetshqiperi

TË LIDHURA

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

21:33 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Akuzat ndaj Tahirit/Deputeti i PS-së dekonspiron Prokurorinë: Furnizon me materiale PD-në  

Akuzat ndaj Tahirit/Deputeti i PS-së dekonspiron Prokurorinë: Furnizon me materiale PD-në  

Everton-Lyon/ Shkelma dhe grushte, lojtarë e tifozë ndaj portierit Lopes (Video)

Everton-Lyon/ Shkelma dhe grushte, lojtarë e tifozë ndaj portierit Lopes (Video)

Gazetari anglez, Tim Judah: Tani e kuptoj pse italianët nuk flisnin për Tahirin

Gazetari anglez, Tim Judah: Tani e kuptoj pse italianët nuk flisnin për Tahirin







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

by mirseda
15:09 | 13/02/2026
0

Palestinezët e zhvendosur në Deir al-Balah po bëjnë dekorime duke pritur muajin e shenjtë të Ramazanit, pavarësisht...

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme

15:07 | 13/02/2026
Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur

Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur

14:40 | 13/02/2026
Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re

Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re

14:32 | 13/02/2026
QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

14:03 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com