Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Lushnje/ Fëmijët me nevoja të veçanta, pa mësues ndihmës!

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lushnje/ Fëmijët me nevoja të veçanta, pa mësues ndihmës!

Viti i ri shkollor ka gati 2 muaj që ka filluar, por për fëmijët me nevoja të veçanta, në qytetin e Lushnjes, ende jo. Kjo pasi në shumë shkolla nuk ka mësues ndihmës për këta fëmijë.

Edlira Pepa nga Lushnja u ankua në Fiks Fare se djali i saj 8 vjeç, përkatësisht në klasën e dytë nuk po shkon në shkollë këtë vit mësimor, pasi nuk ka një mësuese ndihmëse.

Edlira tregon se djalin e ka me nevoja të veçanta të spektrit autik “vitin e shkuar kishte një mësuese ndihmëse, por ketë vit akoma nuk ka ardhur edhe pse shkolla po bën gati 2 muaj që ka filluar. Kemi vajtur në shkollë, në zyrë arsimore, por nuk kemi gjetur zgjidhje” shprehet ajo duke kërkuar ndihmën e Fiksit. Në shkollë ajo tregon se djali integrohet më mirë dhe nuk vetëizolohet siç bën duke qëndruar në shtëpi.

Gazetarët e Fiksit shkuan në shkollën ku duhet të kishte filluar vitin e ri shkollor 8 vjeçari. Drejtori i kësaj shkolle Z. Gurali Hajdari shprehet se njihet me problemin dhe për këtë arye ka bërë kërkesë edhe në ZA Lushnje për shtimin e numrit të mësuesve ndihmës, por që nga kjo e fundit i është thënë se pritet përgjigje nga ministria për shtimin e numrit të mësuesve. Drejtori shprehet se në shkollën që ai drejton nuk është vetëm rasti i 8 vjeçarit që janë në pritje për mësues, por edhe dy nxënës të tjerë.

Gazetarët e Fiksit iu drejtuan Zyrës Arsaimore në Lushnje për të marr një përgjigje në lidhje me mungesën e mësuesve shoqërues në shkolla. Drejtori i kësaj zyre Fatos Gjini shprehet se në të gjitha shkollat e Lushnjes janë 111 nxënës me nevoja të veçanta, dhe 46 mësues shoqërues. “Nxënësit që ende nuk kanë mësues shoqërues dhe kanë mbetur pa mësim është për faktin se ministria edhe pse është në dijeni dhe jemi në pritje të shtimit të mësuesve”, shprehet z. Gjini.

Gjithashtu gazetarët e Fiksit i drejtuan edhe një kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë ku kërkuan informacion mbi numrin e saktë të fëmijëve që qëndrojnë në shtëpi për mungesë mësuesish.

Në përgjigjen e saj Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shkruan se disponon të dhëna statistikore për fëmijët brenda sistemit, ku aktualisht për vitin shkollor 2018-2019 janë 4686 nxënës të evidentuar me aftësi ndryshe, ndërsa për vitin 2019-2020 të dhënat janë duke u përpunuar. MAS pohon në përgjigjen e saj se këta fëmijë janë të mbuluar tërësisht, pra u janë dedikuar mjaftueshëm mësues ndihmës në sistem.

Pra sipas ministrisë, ende po përpunohen të dhënat në sistem, kur mësimi ka nisur prej gati 2 muajsh dhe këta fëmijë ende nuk janë ulur në bankat e shkollës për këtë vit. /Top Channel

 

Tags: femijet me nevoja te vecantafiksiMAS

TË LIDHURA

FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin
Politikë

FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin

14:58 | 07/03/2026
Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon
Politikë

Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

14:48 | 07/03/2026
7 Marsi, Presidenti Begaj takim me mësuesit shqiptarë nga vendi dhe diaspora: Gjuha, identiteti ynë!
Politikë

7 Marsi, Presidenti Begaj takim me mësuesit shqiptarë nga vendi dhe diaspora: Gjuha, identiteti ynë!

14:33 | 07/03/2026
Next Post
Kroacia plotëson kushtet e anëtarësimit në zonën Schengen

Kroacia plotëson kushtet e anëtarësimit në zonën Schengen

VIDEO/ Fallxhorja që të bën me fëmijë me…karamele! Ja videoja skandaloze e ‘shëronjëses’

VIDEO/ Fallxhorja që të bën me fëmijë me...karamele! Ja videoja skandaloze e 'shëronjëses'

“Për të shëruar familjarin tim, kërkonte kurban”, rrëfimi i 2 studentëve që u mashtruan nga fallxhorja e Durrësit (VIDEO)

"Për të shëruar familjarin tim, kërkonte kurban", rrëfimi i 2 studentëve që u mashtruan nga fallxhorja e Durrësit (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Irani vendeve të Gjirit: S’do të kryejmë më sulme, s’kemi synim pushtimin
Bota

Irani vendeve të Gjirit: S’do të kryejmë më sulme, s’kemi synim pushtimin

by mirseda
15:29 | 07/03/2026
0

Teherani ka vendosur të ndalojë së kryeri sulme ndaj objektivave në vendet fqinje dhe nuk ka ndërmend...

FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin

FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin

14:58 | 07/03/2026
Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

14:48 | 07/03/2026
7 Marsi, Presidenti Begaj takim me mësuesit shqiptarë nga vendi dhe diaspora: Gjuha, identiteti ynë!

7 Marsi, Presidenti Begaj takim me mësuesit shqiptarë nga vendi dhe diaspora: Gjuha, identiteti ynë!

14:33 | 07/03/2026
Jola Hysaj dha dorëheqjen nga funksionet në PD, Berisha: Ja mesazhi që më dërgoi dje

Jola Hysaj dha dorëheqjen nga funksionet në PD, Berisha: Ja mesazhi që më dërgoi dje

14:22 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com